Aspirina zvogëlon rrezikun për atak
në zemër tek gratë mbi 65 vjeç

Aspirina zvogëlon rrezikun për atak<br />në zemër tek gratë mbi 65 vjeç
Në studim kanë marrë pjesë afërsisht 30 mijë gra. Shkencëtarët kanë rekomanduar se gratë mbi 65 vjeç duhet ta përdorin aspirinën pas konsultimit me mjekun e tyre. Nga një studim i kryer në Holandë, është arritur në përfundimin se gratë që kanë përdorur aspirinën rregullisht pas moshës 65 vjeç, iu është reduktuar rreziku për krizën e zemrës, paralizën dhe kancerin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në studim kanë marrë pjesë afërsisht 30 mijë gra. Këto pasi janë ndarë në dy grupe, disa prej grave iu është dhënë çdo ditë 100 miligramë aspirinë, ndërsa të tjerave Plasebo (lëndë e cila nuk ka veti shëruese). Pas kësaj është bërë edhe studimi për krizën e zemrës, paralizës dhe kancerit.

Në studimin i cili ka zgjatur më shumë se 10 vite është vërejtur se gratë mbi 65 të cilat kanë marrë vazhdimisht aspirinë janë më të mbrojtura nga kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe paraliza. Por shkencëtarët kanë theksuar se aspirina tek gratë mbi 65 vjeç jep efekte anësore si gjakderdhje tek zorra e trashë, ndërsa tek gratë 45-65 vjeç nuk e kanë rekomanduar.

Gjithashtu shkencëtarët kanë rekomanduar se gratë mbi 65 vjeç duhet ta përdorin aspirinën pas konsultimit me mjekun e tyre. Rezultatet e studimit u botuan në revistën "Heart".

aspirina

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie