Filozofia e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është që, nëse sot, me një mirëmenaxhim të fondeve ne arritëm të investojmë më shumë, si psh duke pasuruar listën e barnave të rimbursueshme, nesër, me investimin te paketa e kontrollit bazë, do kemi një kursim për të ardhmen (pasi me parandalimin arrijmë të ulim kostot në tërësi për kujdesin shëndetësor) por mbi të gjitha, me anë të parandalimit, do të rrisim cilësinë e jetës për popullatën.
Fondi ka marrë të gjitha masat për mbulimin financiar të kësaj paketë bazë të kontrollit shëndetësor për popullatën 40-65 vjeç. Kryerja e përvitshme e këtyre analizave bazë, do të mbulohet nga Fondi me një vlerë vjetore prej 17-18 milion dollarë për 900 mijë përfitues. Përfitues të kësaj pakete, do të jenë të gjithë personat e grupmoshës 40-65 vjeç, pavarësisht nëse janë ose jo të siguruar. Ky është premtimi I parë I mbajtur, për të shkuar drejt mbulimit falas për të gjithë popullatën për shërbimet bazë.
Përveç pozicionit financiar, Fondi do të marrë përsipër dhe kontrollin e cilësisë së kësaj pakete bazë. Do të kryejmë auditimin e paketës, përmes një kontrolli supervizues mbështetës dhe edukues. Në kontratat e reja me Shërbimin Parësor, Fondi do të parashikojë përfshirjen e indikatorëve të rinj, të cilësisë për ekzaminimet e kontrollit bazik.
Kjo iniciativë, do ti shërbejë jo vetëm popullatës përfituese, por edhe forcimit të rolit të mjekut të familjes, pasi ky proces do t’i pajisë më mirë qendrat me aparatura laboratorike, ndërkohë që me implementimin e kartës/çertifikatës së shëndetit, mjeku do të ketë më tepër kohë për t’ju përkushtuar pacientit, duke shkurtuar në maksimum procedurat burokratike administrative.
Falenderoj posaçërisht grupin e punës që ka punuar për këtë paketë, profesorët e QSUT-së për prezantimet e tyre dhe, edhe një here, ju siguroj që Fondi do të marrë masa për mbështetjen financiare të paketës bazë të kontrollit të popullatës 40-65 vjeç.
*Astrit Beci, drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
/Shqiptarja.com