Astrit Patozi: PD-në e njoh mirë! Demokratët kanë një lloj përçmimi për Partinë e Lirisë dhe Metën

Astrit Patozi: PD-në e njoh mirë! Demokratët kanë një lloj përçmimi për Partinë e Lirisë dhe Metën

Astrit Patozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi duke komentuar zhvillimet më të fundit politike në fundit vend është ndalur dhe për situatën të cilën ndodhet opozita.

Patozi, gjatë intervistës për “Breaking”, ai tha se e njeh mirë Partinë Demokratike dhe demokratët dhe se ata kanë një lloj përbuzje ndaj Partisë së Lirisë dhe kryetarit të saj Ilir Metës.

“E vetmja shpresë e tyre është forca numerikë. Është një marrëdhënie që nis nga keqbesimi, jo mirëbesimi. Nuk është një marrëdhënie parimore. PD e njoh më mirë dhe nga ana e demokratëve, ka një lloj përçmimi për PL dhe për Ilir Metës personalisht”, tha Patozi.

Ndërsa zgjedhjet vendore 2023 po afrojnë, opozita po tenton të bashkohet duke bërë koalicione me parti të vogla. Ditën e sotme, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Sali Berisha zhvilluan një takim, ndërsa Report Tv mëson se ata diskutuan për strategjinë që do të ndjekin për zgjedhjet vendore, nëse do të dalin të vetëm apo me një kandidat të përbashkët dhe nëse si mund të unifikohet opozita në një fron të përbashkët.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KAQOLI BULES Rexhep Leka [ kepi ]: 04/10/2022 12:21

    O Astrit *****po hik mor bur se ti sje për politik o hipolit. Ti bone partin tënde e more 10 vota prap mer ti pjes në politik ? Ti e kupton apo jo që politika ty stë do.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani