TIRANË- Partia Demokratike e Rithemelimit dhe Ilir Meta kanë zyrtarizuar aleancën mes tyre. Lajmi është bërë i ditur në përfundim të takimit që uzhvillua në selinë blu, mes Ilir Metës dhe Sali Berishës mesditën e kësaj të marte. Në njoftim thuhet se është dakordësuar për aksion të përbashkët në zgjedhje, protesta e parlament.

Syrit të medias takimi i shpëtoi, por pas tij, palët konfirmuan konfirmuan aleancën.

“U ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”, thuhet në njoftim.

Sinjalet e krijimit të aleancës, PD e Rithemelimit dhe Partisë e Lirisë i  dhanë që një ditë më parë, kur në parlament depozituan me firma të përbashkëta një kërkesë për mocion me debat me Entin Rregullator të Energjisë, për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Pas takimit në seli, Meta dhe Berisha konfirmojnë aleancën: U ra dakord për bashkëpunimin në zgjedhjet vendore

1664875352_800062b97d5676c2b.jpg

Ilir Meta dhe Sali Berisha konfirmojnë aleancën.

“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftim.

Ora 12:41
Meta: Me Berishën folëm për zgjedhjet, protestat dhe fuqizimin e demokracisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për takimin që zhvilloi me Sali Berishën.

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat folëm edhe për protestat dhe zgjedhjet. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë.”- tha shkurtimisht Meta, pa dhënë detaje të tjera.