Astrit Patozi "zbulon" arsyet pse
Rama bëri ndryshime në qeveri

Astrit Patozi "zbulon" arsyet pse<br />Rama bëri ndryshime në qeveri
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, "zbulon" arsyet pse kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra fillimisht ministrin Saimir Tahiri dhe më pas tre ministrat e tjerë Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi. 

Sipas Patozit, se 3 ministrat e tjerë janë “koka turku për mbulimin e ekzekutimit të superministrit”, duke iu referuar Tahirit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Edi Rama me ndryshimet në qeveri, pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish-rivalët në parti.   

"Mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u perdoren per kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish- rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përsenë e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij", shkruan Patozi.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:
"QEVERIA KUNGULLESHKË E EDI RAMËS

"Kam një kungulleshkë dhe dua ta ndaj në 8 pjesë. Pse për 8? Po sa? Për 4. Pse për 4..." Kjo është pak a shumë ajo që ka mbetur nga qeveria e Edi Ramës, të cilën sido që ta kthesh, nuk i hyn më në punë as dreqit. 
 Natyrisht, do të dalë patjetër ndonjë analist apo filozof popullor që të na e shpjegojë shkencërisht se sa e kalkuluar ka qenë perzgjedhja e 4 ministrave, që do te shkarkohen, dhe sa e hollë dhe e thellë është levizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizës në të tilla raste përputhet plotësisht me katandisjen e qeverisë, dhe për këtë shkak, ajo duhet mirëpritur siç i ka hije.
Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u perdoren per kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish- rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përsenë e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij.
E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, cfarëdo që t'i besh, sado në pjesë ta ndash, sido që ta maskosh, ajo prapë kungulleshkë do të mbetet".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit