HAPËSIRË - Më në fund, dhuratat e Krishtlindjes kanë mbërritur edhe për ekuipazhin e astronautëve që ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Gjashtë astronautët kanë marrë dhuratat e dërguara nga familjarët e tyre. Anija me dhurata peshonte 1360 kilogramë dhe përmbante ushqime dhe pajisje të ndryshme.
Asaj i është dashur një muaj udhëtim që të mbërrinte në destinacionin e përcaktuar.
Kjo është hera e parë që një anije private furnizon Stacionin Hapësinor në bazë të një kontrate me NASA-n, e cila kushtoi 1.9 miliardë dollarë.
Në ekipin e astronautëve janë dy amerikanë, tre rusë dhe një japonez.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com