At Shtjefën Gjeçovi: Shën Vlashi në 
Abëri apo në Armeni, 7 fakte kundë

At Shtjefën Gjeçovi: Shën Vlashi në <br />Abëri apo në Armeni, 7 fakte kundë
“Sebaste n’Armeni apo n’Arbeni” studimi që zbërthen dilemën historike. Pjesa e katërt/ Artikulli u  botua në vitet 1921 dhe 1922 në dhjetë numra të revistës françeskane Zani i Shna Ndout, revistë e cila dilte në Shkodër. Është një ndër artikujt e parë dhe njëherazi mjaft seriozë që i është kushtur Laçit dhe historisë së tij...
 
 Kjo është pjesa e katërt  e studimit skrupuloz  të At Shtjefën Gjeçovit kushtuar  Laçit, historisë së tij, një prej objekteve më në zë të kultit  aty dhe historisë së Shën Vlashit… Pjesët e tjera të këtij studimi,  u botua në tre numrat e shkuar të suplementit tonë. “Sebaste n’Armeni apo n’Arbeni”, është një ndër artikujt e parë dhe njëherazi mjaft seriozë që i është kushtur Laçit dhe historisë së tij. Sot për lexuesit tanë sjellim pjesën e katërt të tij.
 
 *****

I cilli mendim ka mâ randsì a Shên Vlashi i Sebaste të Kapadocjes a Shên Vlashi i Sebaste t’Arbënìs?
Aj qi u kâ vue menden arrsyetimeve deritashme të njanes e tjetres anë ka muejt me vû n’oroe se, sejcilli arsyetim i nepte shkas shoqit, i bâte ballë tjetrit, i pari e hjedh të dytin e i dyti të parin, ashtu qi edhe në dashtë kush me pa se e cilla anë pat arrsye, mendja do t’i jesë vjerrë e nder dyzash po diejt se kuej do t’i nepet arrsye. Shkaku i kësaj dedeje rrjedh prej se habitet mendja prej kundershtimeve qi gjinden nder mësimtime (Dokumenta) Të shkrueme e të pashkrueme si janë «Acta», «Menologia» «Sinaksaria» e tjera, në të cillat, si thamë gjinden kundershtime në kallxim të ndollijve bukur të çatrafilueme, ashtu qi njeri nuk din se të cillës anë do t’i pështetet: me ju pështetë njanës, tjetres do t’i largohet; me i dhanë çmim së parës, sè dytës do të ja ulin çmimin. – Me gjith këta, njerit i duket se, se i cilli dokument e se e cilla gojëdhânë kan fuqìn e vet, tuj mos pasë perdoresh provët të mjaftueshme qi të mundet me mbajtë ket dokument si besnik e at tjetrin si nji trillim a sendergjim: a tuj i dhanë randsi njenit e tjetrit, pa diejt sigurisht çë vjeftim ka njani e çë vjeftim ka tjetri, tuj kenë paras.

Kundershtime, hutime e dyshime të vertetash qi mue më bediten para syve jânë njekëto:
1. Shên Vlashi prej Sebaste të Kapadocjes e Shên Vlashi prej Sebaste t’Armenìs (Arbënìs),
2. Shên Vlashi mbështehet në mal Argej, e në tjetrën anë xêhet në gojë mali Ardeni a Ardieni.
3. Kujdesi i Shên Vlashit per vath të vet në Sebaste; të zdjergunt prej malit Argej – kû kje mbëshefë – e të shkuemt e tì per me pa deshmorët neper burgje, tuj kênë mali Argej larg Sebastes disa qinda lidhkash geografike.
4. Shên Vlashi shkon me pa Eustratin në burg, kryen dishirin e mbram të tìn, vorron korpin e tì e tjera kësosh, sjellje qi nuk më hîn në krye per me u xânë se Shên Vlashi, i cilli hiku me u mbëshefë në mal Argej per me pështue prej rrezikut të jetës, e tash e ulin me ju turrë rrezikut me dy sŷ çilë.
5. Shên Vlashi i hekun nën Djoklecjanin, e prap Shên Vlashi i hjekun jetet nen Licinin.
6. Gojëdhâna, rrenime kështjellesh, vorri e tjera, deshmojën se Shên Vlashi âsht mundue n’Arbënì, e gojëdhâna e armenasve se âsht mundue n’Armenì.
7. Deka e Shên Vlashit ndolli në vjetë 284-316 e prap diq në vjetë 319.
Si mund do t’i hullim e t’i ndreqim të gjitha këto kundershtime?
Para se t’a qes per fushë mendimin t’em mbi këto të pëvetuna, po i çeki disa pika t’arheologìs kishtare, tuj kênë i ngushtuem qi t’i perdori këtu para se t’a qes gojet fjalen e mbrame t’emen, tuj i lutun mendet e zdrituna qi të na falin guximin.
S’âsht kush qi së ka ndîe ndo’i fjalë mbi «Acta Martyrum» a qi s’i ka këndue në historì kishtare; e mirë, këto «Acia» janë kênë perbâ e mermbëledhë sa prej shkrimesh zyrtare qi i kan pasë perpilue prej gojet të deshmorve të krishtênë, e pjesisht prej gojet të krishtênve qi u bite rasa me ndollë me u dukë në kohë të mundimit të ndonji dëshmori të krishtênë, e se janë shkrue në themel të kallximit të vetë deshmorve a edhe prej shênjimesh e oroesh të shkrueme prej doret të deshmorve, të cillat shkrime e oroe i kanë pasë stolisë e zgjânue të krishtênët e masandejëm.
E shuma e këtyne «Aktave» të tri qindvjetve të para të cillat këndoheshin prej të krishtênve në kohë të Zyrës së hyjnueshme, kan pasë gradisë a hupe në kohë të salvimit të Djoklecjanit, sikurse dìm, se edhe para këtì rrekeshin pagâjt me u tretë faren e atynve shkrimeve. Ket punë na e bân dishmi Prudencì i cilli tuj dashtë me folë mbi Sh’Emeterin e Relidonin, ankohej se dora zêmberzezë e rrenimçare i ka tretë letrat e vjetra per me hupë edhe emnin e zânin e tyne.
«O vetustatis sllentis obsoleta oblivio! Invidentur ista nobis, fama ipsa extinguitur Chartulas blasphemas olim iam satelles abstulit.
(De cerona hymnor. 1)
 
Diftesa e Skurles nen nr. 3. ka çmimin e nji provës negative; ashtu ajo e numrit të 6 kû paraqitet gojëdhâna armene e vorri i Shên Vlashit në Sebaste të Kapadocjes. Edhe këjo ka aq çmim, sa çmim ka gojëdhâna tjeter e cilla thotë se Shên Vlashi ka kênë në Sebaste t’Arbënìs e vorri i tì – edhe pse pa gjâ edhe sot gjindet n’at dhè. Oroe: Muk mund të thohet se âsht pa gjâ mrendë qysh se gjindet nen Kishë të Drraçit të Bizës shpella në trajtë të vorrit, në të cillen ruhet edhe në këto dit t’ona ashti gojëshanuer i «Krahit të Shên Vlashit».

Diftesa e numrit të 5. Kû thohet se salvimet kundra Krishtênimit paten prâ në vjetë 311 mb. Kr. e me fjalë të këputne thohet se Shên Vlashi së ka pasë se si me kênë mundue në Shqypënì, tuj mos pasë kênë pershi nder salvime ajo krahinë, e nuk ka muejt me kênë mundue nen Licinin, salvimet e të cillit paten fillue në lindje në vjetë 319 mb. Kr. – Me këto fjalë i bâhet bàll mendimit se Shên Vlashi ka ra dishmuer nen Licinin, e më nji edhe hjedhet tej mendimi se Shên Vlashi ka dhanë jetën nen Djoklecjanin, sikurse e deshmojën kët pûnë edhe disa nder «Acta» e Sinaksarija, i ban ballë edhe mendimit se Shên Vlashi kje mundue në vjetë 316, si thotë Baroni e disa historik të tjerë, në mende të cillve pështetet Skurla me shokë, tuj u rrekë me diftue se Shên Vlashi ka kênë Ipeshkev në Sebaste të Kapadocjes e se atje dha jeten per Krishtin. – Mbi tjera arrsyetime të Skurles, kam folë njeti.

Ma vonë, kur kishës i ra me u ngi me frymë me të ndritun të pagjës, u muer në kujdes të mbledhunt e këtyne Aktave e të perbâmunt e të vojtunve në rrenim, e ashtu t’u persëritte këndimi i tyne nder të mbledhuna të krishtênve. E përnjimend kjèn permbledhë në themel të grimcave (qi edhe sot gjinden), të gojëdhâna e të punve të mbajtuna në mend, të pjesve të homitiave e të ligjiratave t’etenve shêjt, kû së kâ pasë mbetë pa pjesë të vet edhe sendergjimi, tuj pasë kênë kryeqëllimi i mbledhsave jo ndollija historike e deshmorve, sa të pasqyruemt shpirtenuer në jetë të deshmorve qi të mbërrishin me i xè të krishtênët në dashteni e në të marrun mrapa të vertetave të besimit shêjt. Disa nder kësì aktesh kan mbërrì deri mbë ne, e nder mâ të lashtat, të së katertes qindvjetore, janë ata t’Euzebit «De martyribus Palesinae». Toterr Studita (dekë në 826) na dishmon se nji tubë së madhe të këtynve Aktave i ka pasë pa me sŷt e vet në Konstantinopol, të cillat masandej – mbas të gjitha gjasesh – i ka pasë perndreqë në të X qindvjetë – Metafrasti. Këjo tubë aktesh të mbledhuna prej Metafrastit me të shkuem të vjetve ka kênë shklue me legenda tjera. Në të XII qindvjetë kena «Legenda aurea» të Jakë de Voragine e cilla nuk kje lëshue duersh prej lexuesve, e në të XVI qindvjetë pân dritë «Vitae Sanctorum» Pal. Lipomano-it (Venttits 1551) e mâ vonë duelen Bolandistët Surius e «Acta Martyrum» të Ruinartit.) Acta Martyrum, coliecta, illustrata, Paristis 1689).

Ndollijt e punët e mundimit të Shên Vlashit neve na kan mbetë prej Metafrastit, e këto kan kalue neper ato pershkime, neper të cillat janë pershkue edhe «Acta Martyrum», si edhe Monologia, Sinaksaria e tjera. Në këto ndolli na duhet me u pasqyrue kur të na mbushet mendja me folë a me shkrue mbi Shên Vlashin.

Ç’udhë na duhet me mbajtë qi të na qesë në dritë per me i vû në fije të gjitha këto kundershtime, gabime kohëshkrojash, e vendesh qi na i gjêjëm nder Menologia, Sinaksarja, Martirologia e Akte qi flasin mbi Shên Vlashin?

Mendimi i jem âshtu njeky:
Dy Shên Vlashà kan kênë (Blasius a Blesius): njani ka kênë ushtar e deshmuer n’Armenì në kohë të salvimit të Licinit, mbas vjetit 322 mb. Kr. e tjetri kë kênë Ipeshkev në Sebaste të Arbenìs e ra deshmuer nën salvim të Djoklecjanit, 284-303, atherë kur «in naiverso Orbe Diocletianus, Maximianus, Galerius veluti tres açerbissime bestiae seviebant» (Lactantius. De morte persecutor. 16) Permbledhja e ndollijve të mundimit të këtynve dy deshmorve, e cilla ju pernjit dokumentave, ke kênë përzie, e prej dy akteve të Shên Vlashave të veçuem, duelen shum akta të nji të vetmit Shên Vlash. Këjo permbledhje e perzieme edhe e ngatrueme hîni nder Menologia, Martirologia, Sinaksarje e nder dokumenta tjera qi tepruen edhe mberrîn mje mbë nè.

letra at
Faksimile e botimit të parë të studimit të Gjeçovit

shen vlashi
Shên Vlashi

gjecovi
At Shtjefën Gjeçovi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë