At Zef Pllumi 100 vjeç!

At Zef Pllumi 100 vjeç!

At Zef Pllumi

Me 28 Gusht të vitit 1924 erdhi në boten shqiptare At Zef Pllumi, pra ai mbush 100 vjeç pasneser!

Nuk e di a do kujtohet ndokush për të por sigurisht nuk pritet shumë sidomos nga administratoret “kryematare e surratqerep” të kultures sot të cilet janë të zanë me kape ndokund ndoj pronë a me mjelë ndonjë tender!

Tani të gjithë vrapojnë me ndukë ndoj lek “dija , kanga e historia thirren dokrra kah Shqipnia” herët fort e pat nuhatë këtë tendencë At Gjergj Fishta e cila sot valon si flamuri i dreqit të mallkuem në zyrat ku duhet me u rujtë kujtesa, me u njoftë kontributet, me u shumfishu trashigimia, me u ndertu modelet kombetare, me u shfaqë mirnjohja njerzore e shtetnore për ata që nuk ishin aspak të zakonshëm në morinë e gjanave të pazakonshmë që na lanë trashigim. Habitej qysh në 1945 Ati ynë Pllumi atëbotë 21 vjeçar sesi një popull kaq i vogel mundej me qitë kaq shumë rrugaça teksa peshtyheshin duarlidhun ata që ma shumë se kushdo u perpoqen “me ba Shqipninë e shqiptarët”.

Kesi rrugaçash të verbet në çdo shqisë që dinë çmimin e gjithçkaje e vleren e kurrgjajë ka boll edhe sot e natyrisht nuk presim as na duhen nderimet e tyne! Tjetër asht shoqnia tjeter janë ata, paçka se koston e paguan e para e derisa ajo të njohë pergjegjësinë e vet kësaj farë kopukesh ka me i ecë kungulli mbi ujë si transoqeanik. Çdo bihude e tillë ka me u pa tu na krypë mënd qysh asht mirë e qysh asht keq, qysh asht bukur e qysh asht shemtuet e qysh fati i madh nuk na ka lanë pa ta per me ba dallimin historik mes kesaj kotille e burrave si At Zef Pllumi.

Fratin e shkrimtarin e të vertetave të medha, “të deshmive historike”, “të lirisë kunder tiranisë” burrin e llogoreve per “identitetin europian të shqiptarve”, “misionarin e rebeluar”, të perkthyerin në gjuhet e medha me bestsellirin e modernitetit,antropologjinë kulturore e historike të kombit tonë “Rrno vetem per me tregue”, nxënësin e Fishtes, At Anton Harapit e At Gjon Shllakut që doli të çojë tek bashkëkohesit amanetin e tyre atë të një Shqiperie “të vjeter” që deshmohet si e tillë qysh me”Mesharin”e Buzukut e cila u mbyt dhunshem, dhe u zevendesu me të “renë” e “njeriun e ri” pastaj me interesa pragmatiste e pasione zhbërëse, po e bëjme një me fjalët e njërit prej mesuesve , të atij që u pushkatua sapo tirania shkeli, të filozofit At Gjon Shllaku, të atij që e konkludonte pervojen e tij jetesore me maksimen “Shka u kà detyrë Shqypnija Françeskanvet? Kurrgjà.

Pse Françeskant janë të Shqypnis” Portreti i At Zef Pllumit i Françeskanit shqiptar bash është ky, i njëjti që skaliti Shllaku në fund të kohes për të gjithë parardhësit e tij nder shekuj qysh nga Barleti, Bogdani, Budi, Bardhi, De Martino, Zarishi e shumë e shumë asketë të binomit “Atmë e Fe”, të një Shqiperie që mbetet, që nuk tjetersohet, që di ka vjen e di ku shkon, që di kush janë “guret e themelit të asaj binaje që e therrasim Shqipni”!

Secili prej mesuesve e po kaq secili prej nxenësve nën provat e moteve e meritoi këtë skicim karakterial të ngjyer në gjakun e brezave që shqipja të mbetet që shqiptaret të jenë, që Shqipnia të kthehet “zojë e rande e burrat e dheut ti therrasin nanë” mes kombeve e cilivizimit që e i perket prej gjenezes, atij europian!

“Në daç me butsìn e shèjtit, në daç me urtìn e diplomatit, në daç edhe me hovin e ushtarit t’egër e fatos. P. Pal Matja hidhet në luftë, e, tuj u perleshun fyta-fyt me turk, rrxon prej kështjellit flamurin e gjysë hanës e në vend të tij ngulë atè të Lirìs. Frati matjan del prej qytetit të dorzuem me flamur nen sjetull e zhduket. Por ka lanë shokë mbas vetit. Këta kan me mësy kurdoherë qi flamuri të jetë në rrezik.

Plumbi e salvimet janë shpërblimi i dèjë qi presin prej armikut. Konopi, hùni e skreditimet janë nderimi qi u bàn vllau i çoroditun. Nder stuhi të ndrrimeve politike janë këta qi i han furra mà të parët. Flamurtarë desin, flamurtarë zhduken; por flamurtarët françeskan Shqypnìn “edhè në vorr do t’a permendin”. Kan me e permendë edhè kur vorri të jetë ndo’i muranë e stolisun.

Per me e dashtë nji popull, duhet me e njoftë. Nuk mjafton por as me e njoftë. Duhet me pasë lè, me u pasë rritë me at popull. Lypet qi per vuajtje e deka t’i kenë shkrì s’bashku zemrat. Kur dy vetë duhen fort, të dekmen njani, des edhe tjetri. Historija e Shqypnìs e historija françeskane në vendin t’onë ndjekin shoqa shoqen.

Janë dy histori qi shkojnë paralel: të njillojta në të çueme, të njillojta në të rrxueme, të njillojta në humbje. Por gurgullimi i termegëshem i gjakut të fisit t’ynë shfren rregullisht ndër perioda të shkurta, veç të lumnueshme, qi làn jeh të kumbueshem per perioda të gjata heshtimi”!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardjana: 26/08/2024 19:33

    Mirë që u kujtove ti mo legeni Saliut!

    Përgjigju
    • Doktori: 27/08/2024 11:31

      Gegnisht: ...shumfishue...ndërtue..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur