Ditët e mia me fëmijët ndryshe, por cila është superfuqia jonë?

Ditët e mia me fëmijët ndryshe, por cila është superfuqia jonë?

Sidomos në këtë 21 mars, por edhe çdo ditë pas asaj të 18 shkurtit, kam 1 tjetër perceptim për jetën, dhe kjo falë disa fëmijëve që më bënë të kuptoj rëndësinë e vërtetë të jetës e të qenies humane.

Gjithçka nisi nga një mesazh në facebook, ku 1 vajzë kërkonte të trajtonte 1 temë që duket sikur prek 1 pjesë të shoqërisë, por që në fakt është tejet gjithëpërfshirëse. Që prej atij mesazhi gjërat rrodhën shpejt dhe 1 ditë u gjenda në shkollën speciale "Luigj Gurakuqi", në të cilën mësojnë dhe edukohen nxënës me aftësi ndryshe. E dija se do të prekesha, por mendova se do ta përballoja mirë.

Sapo hyra, 2 prej mësueseve na pritën miqësisht dhe na drejtuan në 1 prej klasave. Ajo ishte edhe përballja e parë me situatën. U bllokova e nuk mund të shprehesha dot. Qelizat e mia nuk i përgjigjeshin urdhrave që përpiqesha ti jepja trurit. Në atë klasë ishin rreth 6-7 fëmijë. Ishte mësuese Enkeleda ajo që theu akullin. E buzëqeshur në çdo cep të fytyrës ajo i angazhonte fëmijët dhe më dha mua spunton e parë për tu kthyer në realitet pas asaj arratisjeje të beftë disaminutëshe.

Gjatë bisedës me fëmijët , kuptova sa e madhe ishte bota e tyre dhe sa e cunguar ajo e imja. Për një prej tyre ishte arritje e madhe që mund të thoshte emrin e tij, ndërsa të tjerë mund të kryenin ushtrime të lehta në matematikë apo abetare.

Shumë shpejt zura miqësi me 1 djalë. Nuk ishte më shumë se 10 vjeç por e dashuroi mikrofonin sapo e pa dhe ma rrëmbeu në mënyrën më të bukur të mundshme. Tashmë isha unë ajo që intervistohej , ndërsa ai gazetari.

Nëpër korridore e ndieje vigjilencën që tregonte çdo pjesëtar i stafit. Dalëngadalë po arrinim drejt fundit të xhirimeve. Shkolla ishte e madhe e me kushte komode , por mbi të gjitha kishte nxënësit më specialë të Tiranës . Gjatë gjithë atyrë minutave që kalova atje e trokitjeve në dyer të shumta, shikimeve të thella të nxënësve iu shmangesha. Më dukeshin shumë të sinqertë për ti parë edhe unë. U ndjeva keq, në faj, në turp për faktin se sa pak dimë e sa pak bëjmë ne për ata djem e vajza me aftësi ndryshe. Jemi shoqëri aq shumë menefregiste sa nuk arrijmë të shohim përtej perdes që ne vetë ia kemi vendosur syve tanë.

E gjithë rruga e kthimit në redaksi ishte një përplasje mendimesh me fuqi marramendëse.

Ndjenjë faji e bashkuar me motivim, të cilin edhe pse e kam studiuar shumë në fakultet, atje e ndjeva për së gjalli.

Gjatë kthimit, në makinë isha edhe me Vilmën, vajza që dërgoi mesazhin e parë, e që ishte pikënisja e këtij rrugëtimi kaq kuptimplotë.

Ajo më foli për vështirësitë e shumta që hasnin gjatë punës, të cilat shumëzoheshin me zero në momentin që shihnin një përparim sado të vogël të nxënësve.

Në shkollën Luigj Gurakuqi, këta fëmijë qëndrojnë dhe edukohen deri në moshën 18 vjeçare, pastaj e ardhmja e tyre kthehet në një pikëpyetje të madhe. Këtu, përveç rolit kyç të autoriteteve kopetente , ne kemi si detyrim shoqëror e human të vendosim gurin tonë në murin e gjatë të jetës së tyre.

Sot është data 21 mars, dita ndërkombëtare e personave me sindromën Down, që unë pata fatin ti takoja e të mësoja prej tyre mësime që nuk i kam marrë askund.

Jo vetëm për personat ne sindromën Down, por për të gjithë personat me aftësi ndryshe, unë dhe ti duhet të shikojmë së orari individin dhe botën e tij, të tjerat janë shtojca.

Ata kanë aftësi ndryshe, cila është superfuqia jote?

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve