'Ata që besojnë te Shqipëria votojnë numrin 4'/ Basha publikon videon nga takimi në Athinë: Salla thirrje në kor '7x7=313'

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetet sociale videon nga takimi me shqiptarët në Athinë, ku u prezantua vizioni dhe alternativa që kjo forcë politike ofron për zgjedhjet e 11 majit.

Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte slogani ironizues ndaj Edi Ramës, i cili u kthye në kor të nga salla: “7x7 = 313”, si simbol i eksponentëve të PS të arrestuar, në arrati apo nën hetim.

Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shkruan:

“Ata që besojnë te Shqipëria votojnë numrin 4. Ne besojmë se varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten.  Ne besojmë se mund të krijojmë mundësi reale për të rinjtë. Ne besojmë se mund të rikthejmë ata që janë larguar për një jetë më të mirë. Ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë!”-tha Basha. 

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin

Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin