'Ata që e lënë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, të jenë të qartë për pasojat'/ Lleshaj: Do vazhdojmë 'gjuetinë

'Ata që e lënë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, të jenë të qartë për pasojat'/ Lleshaj: Do vazhdojmë 'gjuetinë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve  që të respektojnë shenjat rrugore të vendosura në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se policia do të vijojë gjuetinë e shoferëve që rrezikojnë jetën e tyre por edhe të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.

"Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor. Me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren. Aksidentet rrugore marrin jetë, më shumë se sa krimi.

Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm. Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat. Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim. Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit", shkruan Lleshaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kafsha: 13/10/2019 18:53

    Ore Lleshi u shojten shqiptarët ! Po vriten nga aksidentet dhe armët 3-5-7 persona në dite. U shojten!

    Përgjigju
  • Erik: 12/10/2019 08:36

    Ta kishin lene trurin ne shtepi do u dilte para gruaja, femijet, nena dhe baba qe e presin te kthehet, por fatkeqesisht s’kane hiç.

    Përgjigju
  • 77io: 12/10/2019 05:39

    sander je deshtak koke e kembe, ti bashke me ate dordolecin drejtor

    Përgjigju
  • Korabi, Francë: 11/10/2019 19:32

    Aman shkoni deri në Shkoder se atje nuk njohin as ligj as rregullore.Ashte tmer te drejtosh veturen në zonën e Shkodres e Malësise se Madhe.

    Përgjigju
  • tironci: 11/10/2019 18:29

    Shtet moter...im po ku ke rruge ti per sinjalistike, rruge pa ndricim gjithe gropa etj etj, shtet hajdut skeni lek e ba e bjer gjoba me mush arken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!