Cristiano Ronaldo përballet edhe me kritika, pavarësisht se është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori. Kritikuesve të sulmuesit portugez i është kundërpërgjigjur bashkëkombësi i tij, Gedson Fernandes.
Sipas tij, kushdo që e kritikon Ronaldon, nuk kupton asgjë nga futbolli, transmeton Gazeta Express.
“Mund të them se njerëzit që thonë gjëra negative për Cristiano Ronaldon nuk e kuptojnë futbollin. Ai është një emër legjendar”, tha Fernandes për “Goal”.
![]()
“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për Portugalinë. Kritikët duhet të shikojnë vetëm shifrat e tyre, por unë nuk jam aspak dakord me ta”, shtoi ai.
“Ai është një lojtar me vlerë të madhe, mendoj se do të na ndihmojë në të gjitha ndeshjet”, deklaroi mesfushori i Benficas.
Komente

