Atalanta e Lajpcig bëjnë historinë, kualifikohen në çerekfinalet e Champions League (VIDEO-Golat)

Atalanta dhe Lajpcig bëjnë historinë duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League. Bergamaskët lumturuan tifozët e tyre duke likuiduar Valencian pasi e fituan edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 në Spanjë.

Në një Mestalla të boshatisur për shkak të frikës nga koronavirusi Atalanta fitoi 4-3 ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 4-1. Heroi i mbrëmjes dhe njeriu i ndeshjes ishte Josip Ilicic i cili i shënoi të katër golat për ekipin italian. Dy golat e parë Ilicic i realizoi  me penallti në pjesën e parë ndërsa dy golat e tjerë në fraksionin e dytë në minutat 71 dhe 82. Për Valencian dygolësh realizoi Kevin Gameiro dhe një tjetër e shtoi Ferran Torres.

Ndërsa Lajpcigu nxori jashtë Tottenhamin e Mourinhos. Lajpcig fioi 3-0 ndaj londinezëve në Gjermani në një ndeshje që u zhvillua normalisht me tifozë. Marcel Sabitzer shënoi një dygolësh fantastik në minutat 10-të dhe 21 ndërsa llogaritë i mbylli Emil Forsberg në fundin e takimit. Lajpcigu arrin mes tetë më të mirave në Champions duke bërë historinë ndërsa Tottenham finalisti i edicionit të kaluar duhet të kthehet në shtëpi./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv