Atalanta fitore te vyer për ‘Championsin’, parakalon Interin në renditje

Atalanta fitore te vyer për ‘Championsin’, parakalon Interin në renditje

Atalanta dhe me ndihmën e Gjimshitin ka marrë një fitore shumë të vyer në luftën për të siguruar një vend në “Champions League” sezonin e ardhshëm. Në javën e 36 të “Seria A” skuadra zikaltër ka mposhtur 2-1 Genoa-n në “Stadio Atleti Azzurri” të Bergamos.

Fillimisht ishte Barroë në pjesën e dytë që zhbllokoi shifrat, ndërsa pas tij gjeti rrugën e rrjetës edhe Castagne, i cili u asituar nga mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti. 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt Genoa shkurtoi diferencat, por koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët për të dalë me pikë nga kjo transfertë. Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e tretë me 65 pikë, 2 më shumë se Interi i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë