Interi nuk ka vazhdimësi këtë edicion, pasi është mposhtur edhe nga Atalanta në shtëpi me rezultatin 1-2 në minutat e fundit. Të besuarit e Maxarit kanë zhvilluar një ndeshje pozitive në tërësi, por në fund fati u ka buzëqeshur miqve.

Serinë e golave e hapi Bonaventura që shënoi në minutën e 35 të pjesës së parë, por Interi kundërpërgjigjet një minutë më pas duke barazuar me Icardin duke mbyllur pjesën e parë pa fitues. Në fraksionin e dytë Interi hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit duke krijuar shumë raste për shënim, por mungesa e qartësisë para portës dhe fati u kushtëzoi golin.

Në minutat e fundit kur dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes në barazim, Bonaventura shëndërrohet në hero të takimit duke shënuar golin e dytë për Atalantën. Udinese fitoi me Sassuolo 1-0, Sampdoria 5 - 0 Hellas Verona, Parma 1 - 1 Genoa, Bologna 1 - 0 Cagliari.


d.b/shqiptarja.com