Shpërndarja e pakove ushqimore, medikamente dhe çdo shërbimi tjetër po kryhet në çdo derë pensionisti dhe familjeje në nevojë në të gjithë vendin. Në mesazhin e kryeministrit Rama thuhet se puna do të vazhdojë pa pushim, me mendje e me zemër deri sa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra e mijëra jetë shqiptare.
Rama nuk ka lënë as pa thumbuar të gjithë ata kritikues që sot shajnë e mallkojnë se në fund të luftës do të tërhiqen nga fjalët e tyre.
"Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë sot më shumë se kurrë. Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t'i mohojnë ato që thonë sot", shkruan Rama.