Atë, Kryeministrinë, le ta bëjmë muze!

Atë, Kryeministrinë, le ta bëjmë muze!

Kryeministria

E rrëzuam Regjimin në vitet '90, por paranoja sikur nuk e kemi rrëzuar na ka shoqëruar në gjithë këto vite tranzicioni! Ndërtesa e Kryeministrisë, në kohën e Regjimit është përdorur për të vendosur tribunën zakonisht në festimet e 1 majit  për parakalimet dhe paradat ushtarake ku e gjithë byroja politike bashkë me ishin diktatorin qëndron aty për të parë e shoqëruar arritjet e marksizmit e leninizmit shqiptar! Në fakt tribuna e vendosur aty gjatë Regjimit ishte një imitim e një ngjashmëri me tribunat në Kremlin që startuan me Stalini, Krushov, Berzhiev, Gorbaçov, Eltsin e sot me Putin!

Edhe pse Regjimin e rrezuam, nuk rrezuan dot në psikozën ton "armikun e Partisë" e kështu e konsideruar kundërshtarin politik një armik ashtu siç i kishte cilësuar "Partia" e cila për të justifikuar jetëgjatësinë e saj kishte nevojë gjithmonë për një armik imagjinar apo real, pak ishte e rëndësishme!

Regjimet kanë rënë në gjithë Europën! Hera e fundit kur Opozita rrethojë institucionet në Beograd ishte kur larguan diktatorin e fundit, Millosheviç! Nuk ka asnjë vend në Europë, që Opozita institucionale të ketë rrethuar institucionet, t'i këtë dhunuar ato. Kjo për fat keq ka 30 vjet që ndodh në Shqipëri! Ka 30 vjet që Opozita apo politika e ka rrethuar institucionin e Kryeministrisë dhe e ka dhunuar me qëllimin e vetëm për pushtet!

A thua se fajin e kishte ajo ndërtesë apo institucioni që përfaqëson?! E kanë dhunuar për pushtuar atë ndërtesë e kanë mbrojtur për ta mbajtur pushtetin për ta dhunuar përsëri sapo e kanë humbur atë, kështu ka 30 vjet që vazhdon kjo histori! Nuk ka një rast që Opozita angleze të ketë rrethuar "10 Downing Street" që selia e Qeverisë, nuk ka një rast që një Opozitë bashkë me liderin e saj të ketë rrethuar "Palazzo Chigi" në Romë, nuk ka një rast të vetëm që Opozita franceze të ketë rrethuar pallatin "Elysé" në Paris, apo që opozita gjermane të ketë rrethuar "Kancelarin" në Berlin! Vetëm politikanët tanë kanë 30 vjet që në emër të pushtetit e rrethojnë "Kryeministrin", e sulmojnë, dhunojnë e djegin! Kjo është kultura antishtetërore që është frymëzuar dhe zbatuar në vendi tonë! Ndërtesa e Kryeministrisë në këto 30 vite është dëshmitare e dhunës, gurëve, zjarr vënies, gjuhës së urrejtjes, e barutit të armëve të zbrasur, e policëve të plagosur, qytetarëve të vrarë e të dhunuar! E gjithë kjo si spektakël dhune e politike në emër të qytetarëve, me qytetarët, por me finalitet pushtetin personal, privilegjet personale. Populli gjithmonë në protestë, në çdo rast politik e politikanët e kanë pushtuar me rotacion atë ndërtesë!

Ndërtesa e Kryeministrisë duhet të kthehet në një muze që dëshmon politikën e dhunës, hakmarrjes të këtyre të 30 viteve tranzicion! Ai vend është kthyer vendi i horroreve politike që ngjallin neveri për qytetarët e ndershëm që politika e tranzicionit vetëm i ka përdorur dhe i ka ndëshkuar me çmendurinë e saj! Duhet të marr fund ky grumbullimi politik përballë atij institucioni e duhet të kthehet linja se pushteti merret me votë, në kohë zgjedhjesh e me alternativën më të mirë e reale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cuf dabjoni: 10/12/2022 18:34

    E bete mode 30 apo 32 vite. Nga 1991 deri ne shtator 1998 Kryeministria as nuk eshte rrethuara as para saj nuk kane protestuar e as goditur.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/12/2022 15:41

    Duhet te shpallet monument kulture Sali Berisha i cili eshte i vetmi opozitar ne bote qe ben thirrje per revolucion permbysje me dhune te qeverise mosbindje civile djegeje shkaterrim te vendit sepse do me cdo lloj menyre te vije ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën