EKSKLUZIVE/ Atentat 27-vjeçarit në automjetin në ecje në Mamurras, plumbat depërtojnë deri në sediljen e pasagjerit (VIDEO)

MAMURRAS -  Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në ecje. Burime për Shqiptarja.com thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e 3 tetorit, kur Kreshnik Pistja ka qenë duke lëvizur me automjet pranë autostradës Mamurrasit, duke shkuar për në banesë, pranë stacionit të Trenit.

Në ecje e sipër ndaj automjetit të 27-vjeçarit, banues në Kurbin, është qëlluar disa herë me armë, ku plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjëri prej tyre. Për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit dhe e Mamurrasit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Ndërkohë Report Tv sjell videot ekskluzive nga automjeti në fjalë dhe shenjat e plumbave deri në sediljen e parë të pasagjerit.

Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç.

Materialet procedurale të Policisë janë referuar në prokurorinë e Kurbinit më datë 4 tetor.

Policia thotë se "po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku pati vetëm dëme materiale".

Shenjat e plumbave në makinë

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb