Gjenerali rus Vladimir Alekseyev u qëllua me armë zjarri të premten në Moskë.

Një person i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Alekseyev jashtë rezidencës së tij në autostradën Volokolamskoye në veriperëndim të qytetit dhe iku nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus në një deklaratë.

Alekseyev u dërgua në spital. Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryhen kërkime për të gjetur autorin. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, sipas mediave shtetërore ruse.

Ai ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi, ku më 4 dhe 5 shkurt u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën, me ndërmjetësimin e SHBA.

Ndërkaq,  Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit,duke e cilësuar një përpjekje të qëllimshme për të penguar bisedimet e paqes.

Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë, duke marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022.

Ai u dërgua gjithashtu për të negociuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër dhe të përgjakshme në qershor 2023.

Ukraina ka marrë përsipër disa sulme ndaj figurave ushtarake ruse në të kaluarën. Zyrtarët e inteligjencës ruse pretenduan se kishin penguar një tentativë sulmi ndaj një ushtari rus në Shën Petersburg në fund të muajit të kaluar.

Një burrë u burgos në janar për vrasjen në vitin 2024 të një gjenerali tjetër, Igor Kirillov, në një shpërthim jashtë një blloku apartamentesh në Moskë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kishte thënë se ishte pas sulmit.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Skadimi i ‘START’, Rusia paralajmëron SHBA-të: S’do të ketë kurrë një traktat për armët bërthamore sipas kushteve tuaja

1770396280_armetberthamore.png

Ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev, i ka bërë thirrje drejtuesve në SHBA që të jenë ‘të ndershëm’ në lidhje me një marrëveshje për armët bërthamore. 

Sipas mediave të huaja, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni nuk do të nënshkruajë një marrëveshje “për hir të marrëveshjes” dhe se ajo “nuk i shërben më qëllimit të saj”, duke iu referuar traktatit të Ri START që skadoi dje.

Fundi i asaj marrëveshjeje shënoi herën e parë në më shumë se gjysmë shekulli që bota nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli mbi armët bërthamore.

Medvedev tha në një postim në rrjetet sociale se Departamenti i Shtetit i SHBA-së e quajti Neë START "të metë" për shkak se nuk mbulon armët bërthamore taktike ose Kinën.

"Vërtet? Po në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën? Armët hipersonike?" shtoi Medvedev.

"Deklarata e Uashingtonit do të thotë një gjë: nuk do të ketë kurrë një traktat sipas këtyre kushteve", përfundoi ai.

 

Ora 15:53
BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve, Von der Leyen: Rusia ulet në bisedime nëse i bëhet presion

1768309354_iranursulavonderleyen.JPG

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen

Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë.

Presidentja  Ursula von der Leyen, tha se“ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet me guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës, Kremlini po dyfishon krimet e luftës, duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.

“Impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme", tha ajo.

Von der Leyen paralajmëroi se “Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm me qëllim të sinqertë nëse i bëhet presion ta bëjë këtë, pasi kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton.

Paketa e 20-të e sanksioneve do të godasë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë ruse.

Ora 14:43
Nga angazhimi i tij në Siri deri te dorëzimi i Wagner, kush është gjenerali rus që iu bë atentat në Moskë

Foto:Vladimir Alekseyev

Një vrasës me shumë gjasa amator, të cilit iu desh ta qëllonte tre herë për ta plagosur rëndë, por që më pas arriti të largohej me shpejtësi nga ndërtesa me siguri të lartë, duke qenë se aty jetojnë oficerë të lartë të inteligjencës. Gjenerali Vladimir Alekseyev, numri dy në GRU, shërbimin e inteligjencës ushtarake, u qëllua në orën 7:00 të mëngjesit të së premtes jashtë apartamentit të tij në katin e 24-të, jo shumë larg selisë së GRU-së. Shumë veta fajësojnë Kievin për sulmin dhe, veçanërisht sipas blogerëve rusë, ai synon të pengojë negociatat e paqes në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ndau këtë pikëpamje: "Ky akt terrorist ka konfirmuar edhe një herë se regjimi i Zelensky-t po përdor provokime të vazhdueshme që synojnë të minojnë procesin e negociatave."

Edhe pse nuk merr pjesë personalisht në bisedimet e Abu Dhabit, Alexeyev është i përfshirë drejtpërdrejt në negociata dhe deri dje vepronte prapa skenave në emër të shefit të tij, Igor Kostyukov, i cili kryeson delegacionin rus. "Blogerët Z", ata që mbështesin veprimin e trupave ruse dhe shpesh kritikojnë udhëheqjen, sollën në vëmendje se si Zelensky u takua dje me kreun e shërbimeve sekrete ukrainase për ta inkurajuar atë të vazhdonte veprimet e synuara kundër zyrtarëve të lartë rusë. Që nga dhjetori i vitit 2024, tre gjeneralë janë eliminuar tashmë në territorin armik. Dhe blogerët po pyesin: "Çfarë po presim për të reaguar? Kur do të fillojmë edhe ne vrasjen e udhëheqësve ukrainas?" Zelensky u ka thënë mbështetësve të tij se iniciativat e ndërmarra deri më tani kanë dhënë rezultate të shkëlqyera: "Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë ta dobësojmë armikun."

Gjenerali Kirillov ishte i pari që u sulmua, në dhjetor 2024, me një bombë të vendosur në një biçikletë të parkuar para shtëpisë së tij. Në prill 2025, ishte radha e Gjeneralit Moskalik, me një bombë të vendosur poshtë një makine të parkuar përgjatë rrugës së tij. Gjenerali Sarvarov gjithashtu u vra pas një bombe të vendosur nën makinën e tij dhjetorin e kaluar.

Alekseyev, i cili është në kujdes intensiv në spital, ka qenë përgjegjës për kontingjentin rus të dërguar në Siri për të mbështetur diktatorin Assad. Pastaj, me fillimin e "Operacionit Ushtarak" Special në Ukrainë (siç quhet ende në Kremlin), ai u ngarkua me mbikëqyrjen e krijimit të milicive private për të mbështetur ushtrinë e rregullt. Mercenarë të punësuar dhe të paguar nga korporata të mëdha, siç është gjigandi i naftës Lukoil. Dhe pastaj ishte Wagner, xhevahiri për të cilin gjenerali ishte krenar dhe i cili i ishte besuar Yevgeny Prigozhin, ish-kuzhinierit të Putinit. Kur Prigozhin u rebelua, duke marshuar njerëzit e tij drejt Moskës, Alekseyev u dërgua për të negociuar dorëzimin e Wagner. Pastaj, Prigozhin vdiq kur avioni i tij u hodh në erë. Në atë kohë, përfshirja e vetë GRU-së nuk përjashtohej./Corriere della Sera

Ora 14:37
Merz: Europa të koordinohet përpara se të vendosë komunikim me Rusinë

1770385490_merz.jpg

Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz thotë se Europa duhet të koordinohet përpara se të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

"Ne jemi, sigurisht, gjithmonë të gatshëm të zhvillojmë bisedime me Rusinë", tha Merz, duke theksuar se, në të njëjtën kohë, kanale të reja komunikimi nuk mund të hapen pa koordinim.

Merz vuri në dukje gjithashtu se Rusia kishte intensifikuar sulmet e saj kundër Ukrainës pas vizitës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Moskë.

Ora 13:44
Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit rus: Përpjekje për të penguar bisedimet e paqes

1770382208_sergeilavrov.jpeg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit ndaj gjeneralit të lartë rus, Vladimir Alekseyev.

Duke folur në një takim me ministrin e jashtëm të Zvicrës, Lavrov kjo është një përpjekje e qëllimshme nga Ukraina për të penguar bisedimet e paqes.

"Ky sulm terrorist konfirmoi edhe një herë vendosmërinë e regjimit të Zelenskyt për të provokuar vazhdimisht me qëllim prishjen e procesit të negociatave, dhe regjimi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur sponsorët e tij perëndimorë që të mos i lëshojnë pe Shteteve të Bashkuara, në përpjekjen e Kievit për t'i penguar ata të arrijnë një zgjidhje të drejtë.", deklaroi kryediplomati rus.

Ora 11:32
Gjenerali rus u qëllua me armë zjarri, reagon Kremlini: Po hetojmë për ngjarjen, Putin është informuar

1770374320_Capture.JPG

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u qëllua gjenerali rus

Kremlini ka reaguar pas atentatit ndaj gjeneralit rus, Vladimir Alekseyev, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri jashtë banesës së tij, nga një person ende i paidentifikuar.

"Shërbimet speciale po hetojnë tentativën e vrasjes së raportuar këtë mëngjes dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po informohet për incidentin", thuhet në reagimin e Kremlinit.