Atentat mafioz biznesmenit të
ndërtimit, ortak i Xhemal Çelës

DURRES - Pallatet e ndërtuara në zonën bregdetare të Durrësit “vrasin” në një atentat mafioz Kujtim Dyrmishin, ortakun e dytë të firmës së ndërtimit, vetëm 4 muaj pasi u ekzekutua biznesmeni Xhemal Çela nga shpërthimi me tritol në makinën e tij. Kjo është pista kryesore e hetimit të vrasjes së ndodhur rreth orës 10:40 të së shtunës në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, ku hetimi po përqendrohet në të shkuarën dhe problematikat në të cilat ishte përfshirë 49-vjeçari, i njohur me pseudonimin "Tixhja".
"A1 Report" siguron foton e biznesmenit të vrarë në Durrës, Kujtim Dyrmishi.
kujtim dyrmishi me logo
(Në foto/Biznesmeni i vrarë në Durrës, Kujtim Dyrmishi)
 
....

49-vjeçari nga Cërriku dhe banues në Durrës është vrarë po në makinë…por skema ka qenë e ndryshme nga ajo e kzekutimit të ish-ortakut të tij, të cilët pak kohë para vrasjes së Çelës kishin ndërprerë ortakërinë.
 
Ekzekutimi mafioz është kryer nga makina në makinë, pranë zonës së plazhit në Durrës në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar me pushues në sektorin Iliria. Autorët kanë derdhur breshëri automatiku në drejtim të Kujtim Dervishit, i cili ndodhej brenda makinës së tij tip Benz me targa italiane DP 411 VF.

 
Autorët me maska në kokë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë qëlluar nga një makinë tip Benz ngjyrë gri me xhama të zinj dhe me targa të Kosovës, 01 204 EN. Në automjet ndodheshin tre persona: Njëri prej tyre i ulur në vendin e parë të pasagjerit ka qëlluar me automatik mbi biznesmenin e ndërtimit ndërsa makina e tij ka qenë në ecje...por nuk janë mjaftuar me kaq…Pasi janë ndaluar makinat, ndaj viktimës ka qëlluar edhe personi i dytë i ulur nëvendin e pasëm të pasagjerit...për tu siguruar se viktima e tyre nuk do të kishte shance mbijetese, ndërsa personi i tretë ka qenë duke drejtuar automjetin. Në vendngjarje u gjetën 24 gëzhoja, ndërsa 5 dyshohet të jenë plumbat që i kanë marrë jetën 49-vjeçarit. 

Në fotot dhe pamjet e siguruara nga A1 REPORT Artur Korriku, duken dhe plumbat e shumtë në derën e makinës tip Benz në xhamat e saj.

durres vrasje me logo
(Në foto: Makina e viktimës tip Benz me targa italiane DP 411 VF) Foto të tjera

 Autorët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash janë larguar nga vendi i krimit në drejtim të Tiranës, ndërsa një orë pas krimit, automjeti u gjet i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë në nënkalimin e Shën Vlashit.

vrasje durres me logo
(Në foto: Plumbat mbi makinën e Kujtim Dyrmishit) Foto të tjera  
 
Njoftimi i policisë së Durrësit për ekzekutimin e Kujtim Dyrmishit
Ora 14:55 "Rreth orës 11.00, në Sektorin Iliria, lagja Nr.13 Durrës, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij Benz me targa italiane DP411VF shtetasi K.D., 49 vjec, banues ne lagjen Nr.13 Durrës, i njohur me pseudonimin “Tixhja”. Menjëherë pas marrjes dijeni për ngjarjen, nga ana e Policisë së Durrësit u kryen paralelisht disa veprime policore e proceduriale. Kështu u morën masa për kontrollin e pikave kyçe të lëvizjes, akseve rrugore që lidhin zonën me qytetin e Durrësit dhe ato fqinje. Njëkohësisht Grupi Hetimor vijoi veprimet e para ne vendin e ngjarjes. Struktura për Hetimin e Krimeve të Rënda filloi hetimin e rastit, duke koordinuar informacionet e para që vinin nga vendi i ngjarjes, mbledhur të dhëna mbi viktimën dhe të shkuarën e tij, problematikën në të cilat ishte përfshirë, etj. Në saj të ndërhyrjes policore në kohë autorët e ngjarjes braktisën mjetin me të cilin transportoheshin, autoveturë Benz 250 me targa 01204 KS në afërsi të Rrashbullit, në autostradën Durrës-Tiranë; brenda së cilit u gjetën edhe 3 armë zjarri: 2 Scorpions dhe 1 automatik model 56. Tashmë puna hetimore po vijon me intensitet si në drejtim të përpunimit të provave të grumbulluara përgjatë hetimeve të para, ashtu edhe krehjes së zonës në të cilën u gjet i braktisur automjeti e në mënyrë të veçantë në drejtim të së shkuarës së viktimës".

Dyrmishi dhe Çela ndërprenë ortakëtinë pak para atentatit të Janarit
Burime nga policia bëjnë të ditur për A1 REPORT se Kujtim Dyrmishi dhe Xhemal Çela kanë qenë ortak në ndërtimin e pallatave në Durrës,  ndërsa vetëm pak kohë para se Çela të humbte jetën në atentatin që iu bë në Janar, ata e kishin ndërprerë ortakërinë mes tyre.

Autoret braktisin automjetin me targa te Kosoves, policia gjen 3 automatikë dhe 24 gëzhoja
Ora 12:00 
Rreth një orë pas vrasjes policia ka gjetur makinën e autorëve, mjetin tip Benz me targa 01 204 EN me xhama të zinj, të braktisur në autostradën Durrës-Tiranë në nënkalimin e Shën Vlashit. Policia gjeti brenda makinës 3 automatikë.

makina e autorve durres
(Në foto, makina e autorëve e braktisur në autostradën Durrës-Tiranë..Benz me xhama të zinj dhe me targa kosovare)

vrasje durres me logo


Ekzekutimi i ndertuesit Xhemal Cela në janar të 2014 - shkak, pallatet!
Biznesmeni durrsak, 45-vjeçari Xhemal Çela ndërroi jetë në spital më 24 Janar të 2014-ës, një ditë pasi iu bë një atentat me një sasi eksplozivi që shpërtheu në makinën e tij në mënyrë të telekomanduar. 

Policia e qytetit bregdetar deklaroi në atë kohë se të paktën 300 gramë tritol ishin vënë në gomën e makinës së 45-vjeçari Çela dhe shpërtheu teksa automjeti ishte në ecje. Ndërsa edhe pas shpërthimit makina vijoi lëvizjen për disa metra edhe pse ishte në flakë.
 
Hetimet për ekzekutimin ndaj ndaj bisnesmenit të ndëtimit fokusuan si motiv kryesor përplasjet e shumta në lidhje me pronësinë e trojeve, ku ai ndërtonte pallatet.

Video e antentatit ndaj Xhemal Çelës në janar

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati