SHKODER - Konfliktet dhe debatet e shpeshta për një borxh të pashlyer kanë përfunduar mëngjesin e kësaj të diele me vrasje në qytetin e Shkodrës. Dedë Xhakaj, 50-vjeç u ekzekutua me 10 plumba pistolete nga 40-vjeçari Ilir Hoxha pranë tregut të shumicës në Dobrac. Blutë e qytetit të Shkodrës arrestuan Hoxhën, i cili deklaroi si motiv të krimit, faktin që 50-vjeçari e kishte “ofenduar rëndë në sy të të gjithëve”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës në tregun e shumicës, ku 50-vjeçari Dedë Xhakaj kishte shkuar për të bërë blerje. Sipas dëshmitarëve, tregtare dhe qytetarë të cilët ishin të shumtë në momentin e krimit, 50-vjeçari u ndesh në treg me Ilir Hoxhën dhe nisën të debatonin me njëri-tjetrin. Në debat e sipër, 40-vjeçari ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 10 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Forca të shumta policie të cilat mbërritën në vendngjarje nisën hetimet, ndërsa nga marrja e dëshmive u bë i mundur edhe identifikimi i autorit. Ilir Hoxha u arrestua në banesën e tij dhe mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Ndërsa u prangos, Hoxha deklaroi se e vrau Xhakën pasi e kishte fyer rëndë në sy të të gjithëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dhe autori kishin punuar sëbashku në ndërtim, ndërsa 50-vjecari e kishte ndërprerë punën me Hoxhën. Ky i fundit i kishte mbetur atij borxh një sasi parash, teksa pas kësaj kishin nisur edhe konfliktet verbale më njëri tjetrin. Xhaka dhe Hoxha kishin debatuar njëri me tjetrin sa herë që takoheshin, e ndërsa mëngjesin e së dieles, debati ka degjeneruar deri në sharje, çka ka bërë që 40-vjeçari të nxjerrë pistoletën TT dhe të qëllojë më 2 karitor ndaj 50 vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja në Shkoder) Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO