Atentat me një të vrarë në Vlorë, shpëton shënjestra: Më ngatërrojnë me vrasësin e avokatit grek (EMRAT+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës por më pas  si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr drejt banesave të tyre në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata.

I plagosuri Eno Mataj dhe viktima Raqi Mëhilli

Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit. Në brendësi të automjetit tip ' Mercedes Benz' të djegur në Bishan janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës. Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qetë. 22 vjecari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Mata ka thënë se është pikërisht ngjarja e ndodhur në Greqi, ajo që është transferuar edhe në vendin tonë. "Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek" është shprehur ai, ndërsa deklaron se porsoia për vrasjen e tij ka ardhur nga Greqia.

Ky është atentati i tretë që ndodh në muajin Maj në qytetin e Vlorës. Kujtojmë se më 12 maj, i riu Romarjo Aliraj, u shpëtoi breshërisë së plumbave. Ai po udhëtonte me automjetin e tij kur disa persona i erdhën nga pas dhe qëlluan në drejtim të tij. Aliraj arriti ti shpëtonte këtij atentati duke hedhur makinën në kanal ku fatmirësisht shpëtoi pa plagë të rënda.

Dy ditë para kësaj ndodhie një tjetër atentat ndodhi në Vlorë. Shënjestra ishte atentat Inez Hajrulla. Ndaj tij u shkrepën disa plumba por ai arriti të shpëtonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 15 persona, ja pista ku po heton policia


15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës në lidhje me atentatin që tronditi Vlorën ditën e sotme. Personat e shoqëruar po pyeten dhe po hetohen nëse kanë lidhje me ngjarjen ku 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli mbeti i vrarë ndërsa Eno Mata mbeti i plagosur.

Ndërkohë policia pistë kryesore të hetimeve ka një vrasje të një avokati në Greqi, ku ndër të dyshuarit për vrasjen e tij është edhe Eno Mata.

Edhe vetë Mata pas plagosje ka deklaruar se tentativa për ta vrarë mund të ketë ardhur nga Greqia për shkak se ai ngatërrohet me një anëtar të një bande në shtetin fqinj.

Ora 10:31
Detajet/ 22-vjeçarin e kapi plumbi në aortë, Eno Mata u qëllua me 4 plumba


Detaje të reja kanë dalë në skenë nga atentati që tronditi fshatin Poro në Vlorë, ku humbi jetën Sotiraq  Mëhilli dhe u plagosë rëndë Eno Mata. Ky i fundit dyshohet të ketë qënë edhe shënjestra e autorëve pasi rezulton të jetë me precedentë penale në Greqi.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur deri më tani 4 gëzhoja ndërsa në drejtim të dy të rinjëve është shtënë me breshëri. 22-vjeçarin Sotiraq Mëhillin e ka kapur vetëm një plumb por që ka rezultuar fatal për të pasi e ka prekur në aortën kryesore.

Ndërsa Eno Mata ka marrë 4 plumba në trup dhe si paspjë e plagëve është transportuar drejt Tiranës.

Ora 09:23
Flet i plagosuri i atentati në Poro të Vlorës: Ja pse më qëlluan


I plagosur i atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm ku miku i tij Sotiraq Mëhilli mbeti i vrarë.

Ai shprehet se porosia për vrasjen e tij është bërë nga Athina pasi në Greqi, Mata akuzohohet për vrasjen e një avokati grek.

" Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar" është shprehur Eno Mata.

Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.

Ora 08:43
Shënjestra ishte Eno Mata, ku dyshohet se u porosit vrasja e tij


Policia e Vlorës deri më tani po heton vetëm në një pistë për ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Poro, ku humbi jetën 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë 32-vjeçari Eno Mata. Sipas policisë shenjestra e këtij atentati ishte i plagosuri 32-vjeçar. Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqi.

Në këtë shtet Eno Mata rezulton të jetë me precedentë penale, i akuzuar për grabitje me dhunë dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. Një krim të cilin vetë Mata e ka mohuar.

Ora 08:17
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë Eno Mata

Autorët e atentatit që lanë të vrarë 22-vjeçarin Sotiraq Mëhilli dhe plagosën rëndë Eno Matën i kanë ndjekur autorët dhe më pas i kanë pritur pak pas mesnate dhe kanë shkrehur drej tyre rreth dy karikatore kallashnikovi. Dy të rinjtë  po ktheheshin në shtëpi. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë të freskëta gjurmët e këtij krimi. Në një ferrë buzë rrugës ku po udhëtonin dy të rinjtë me motor duken degët e thyera nga rrëzimi i motorit dhe nga breshëria e plumbave.

Zona është e pa ndriçuar dhe nuk ka kamera sigurie, gjë që do të bëjë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të këtij krimi.

Ora 08:15
Atentat në Vlorë, plagoset i dyshuari për vrasjen e avokatit grek, vdes shoku (FOTO)

Autorët e atentati ku u vra Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë shoku i tij, Eno Mata duket se i kanë ndjekur prej kohësh pasi nga skena e ngjarjes dhe dinamika se si u zhvillua tregon se ata e njihnin mirë zonën. Dyshohet se autoët u kanë zënë pritë dy të rinjëve dhe në momentin që po ktheheshin për në banesë kanë hapur zjarr ndaj tyre duke lënë të vdekur 22-vjeçarin Mëhilli dhe plagosur Eno Matën.

Ora 08:12
Atentati në Vlorë, motori ku udhëtonin dy të rinjtë transportohet bashkë me makinën e djegur të autorëve (VIDEO)

Këto janë momentet kur largohen nga vendi i ngjarjes motori me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli dhe makina e djegur e autorëve të cilët kryen atentatin.

Ora 07:53
'Babai i ka vdekur...', flasin banorët e fshatit ku ndodhin atentati: Ishini djem të sjellshëm (VIDEO)

Banorët e fshatit Poro janë tronditur nga atentati që la të vrarë gjëtë 22-vjeçarin Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë shoku i tij Eno Mata 32-vjeç.

Sipas tyre të dy djemtë ishin me sjellje të mirë në fshat. Ata tregojnë se i njihnin dhe nuk kishin sjellë probleme për komunitetin ku jetonin.

"Nuk e njihja si fytyr viktimën. Familje shumë e mirë. Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ndërsa Eno Mata thonë se ka jetuar në Greqi. Andej nuk e di si është sjellur. Tani e morëm vesh në mëngjes. Janë familje shumë të mira. Eno është rritur këtu familje shumë e mirë" ka deklaruar një banore e fshatit Poro.

"I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre punëtor. Njëri nga ata vetëm të jëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna. Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qënë ktu kemi patur muhabet, djal i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë" është shprehur një banorë tjetër.

Ora 07:30
Autorët e vrasjes në Vlorë djegin makinën, çfarë u gjet brenda saj (VIDEO)

Autorët apo autori i atentatit në fshatin Poro të Vlorës kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me anë të një automjeti tip 'Mercedes Benz 250'.

Më pas vetëm pak kilometra larg vendit ku ndodhi krimi, në fshatin Bishan ata i kanë vënë flakën makinës që kryen vrasjen dhe lanë të plagosur të riun tjetër.



Brenda automjetit janë gjetur edhe dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë automjeti rezulton të jetë i vjedhur po ashtu të vjedhura janë edhe targat që i ishin vendosur. Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur disa gozhoja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 27/05/2019 18:45

    Thon qe emrin e ke pas Alexandro/Alexandros i datlindjes 14/01/1987. Vertet kan ardh gabim thua? Ismail Qemali(per Fredin qe harron periudhat e ndritura) thoshte "mbrapa me vjen historia". Fati yt te ndjek mbrapa, dikush thot çte mbjellesh do korresh, dikush thote "Karma".

    Përgjigju
  • Shaban: 27/05/2019 18:37

    Kut fle me qen zgjohesh me pleshta. Edhe nese sje vrases por je vetem hajdut gjynah qe i paska ikur plumbi kot.

    Përgjigju
  • Loli: 27/05/2019 18:32

    Sa djal i zgjut, e njef personin me te cilin e ngaterrojne, ja njef bandën ku ben pjese, ja di dhe aktivitetin kriminal(vrasjen e avokatit), kan ardh per ty or trim, hapi deren.

    Përgjigju
  • Pipo: 27/05/2019 13:45

    po na shkojne taksat me mbajt robt ne burgjwe, ne vend qe per.jetimore e gjwra socialwe. parandalimiiiiii ku o, policia?

    Përgjigju
  • Mero: 27/05/2019 13:36

    Pse e hapni titullin: ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur ne Poro. Apo ta beni Vloren me te frikshme ne periudhe behari. Ai qe ka hasmerira do ja gjejn anen. Nemos ne Vlore ne ndonje qytet tjeter. Mos hapni panik per te shitur 400 leke gazeta.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/05/2019 11:44

    Jo ore diku tjeter do jet, jo n Vlor. Vlonjatet rrin gjith diten mbi libra, nuk bojn nga kto gjona.

    Përgjigju
  • Berti: 27/05/2019 10:48

    Policia e ka me mendjen te vendose gjoba parkimi dhe jo te kape personat ne kerkim qe bredhin te lire. Prandaj prodhohen te tilla ngjarje vetem nga paaftesia dhe korupsioni i policise. Punonjesi i policise qe mbulon ate zone aty duhet te penalizohet rende dhe te largohet nga rradhet e policise. Minimalisht nuk ka konstatuar nje person ne kerkim.

    Përgjigju
  • Lepri: 27/05/2019 10:20

    Me frike kishim lushnjaret se leberit ne kohen e xhaxhit tani jan ber gango smbahen me.

    Përgjigju
    • Fredi: 27/05/2019 12:02

      Vlonjatët kanë vetëm një periudh të ndritme në historin e tyne. Osht periudha e xhaxhit.. Ai i boni njerez, u dha keng në goj buzagaz, i boni t lumtur. I knun xhaxhit dhe shokut Mao sa u kputen. Iku xhaxhi, iu kthyn perseri zanatit t vjeter, kusaris!

  • Beni: 27/05/2019 09:20

    Shiko kur ta nxjeri koken Fred fshatari tani

    Përgjigju
    • Fredi: 27/05/2019 11:39

      Ik ore çizé, katnar toç kuklle!

  • Miri: 27/05/2019 08:54

    Na hapën barkun keta vlonjatet. Ç paskan qene. Mir e ka nganjehere Fredi plera se çdo dite vlonjatet kapin faqet e gazetave. Funderrina qe bejne cmos per antiturizem. Nuk pjerdhin se eshte sezon turizmi. Dyfekun, skafet, genjeshtren, fodullekun, vrasjet, perdhunimet etj.

    Përgjigju
    • Fredi: 27/05/2019 11:38

      Po atë fjalën pler çe deshe? Kam thon no i gjo tepër? Yyyyyt fundrrin!

  • Ops: 27/05/2019 07:51

    Shtet idjot , se gjen policia e gjen krimi, edhe pse ishte 1 nga me te kerkuarit, kjo trregon qe policia eshte shkatrruar sidomos ne vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja