TIRANË - Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e përgatitur ndaj një emigranti shqiptar rezident në Itali, krim që u parandalua të martën nga policia e Tiranës. Dyshohet se atentati ishte përgatitur për hakmarrje.
Sipas pistës së hetimeve të policisë, emigranti mendohet se ka pasur lidhje dashurie me gruan e njërit prej 2 personave që kishin porositur atentatin, të cilët janë shpallur në kërkim. Ka qenë dëshmia e çiftit të arrestuar Julian Shorja dhe Riviola Toma që ka ndihmuar policinë të nxjerrë në pah pistën e hakmarrjes për tradhti.
Shorja dyshohet se është personi që do të kryente atentatin me minë të telekomanduar në makinën e emigrantit. Për të arritur këtë qëllim, do të futej në lojë e fejuarën e tij e cila do të fuste në kurth emigrantin duke e joshur atë.
Fillimisht policia dyshonte se krimi kishte lidhje me ndonjë gjobë të mundshme apo ndonjë konflikt për çështje parash mes emigrantit dhe porositësve.
Pak kohë më parë, porositësit organizuan një tjetër atentat ndaj emigrantit, në Bari të Italisë i cili dështoi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com