TIRANË - Ministri i Brendshem i Italisë, Angelino Alfano i ka shprehur mbështetjen e tij homologut shqiptarë, Saimir Tahiri, duke i dënuar ashpër sulmet me tritol që shokuan Tiranën të martën në mëngjes.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare personale të Ministrit Italian, Alfano ka telefonuar Ministrin Tahiri duke i garantuar mbështetje të plotë në mbrojtje të së drejtës dhe ligjit.
"Dënojmë ashpër kërcënimet e turpshme të cilat kërcënuan Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Jemi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve me bindje të plotë se objektivi i përbashkët në mbrojtje të lirisë dhe ligjit do të vihen në vend", mësohet t'i ketë thënë Alfano Minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO