Atentatet me Tritol ndaj Tahirit
Gjykata lë në burg 4 dyshuarit

Atentatet me Tritol ndaj Tahirit<br />Gjykata lë në burg 4 dyshuarit
TIRANË - Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dule të dyshuar si 4 nga 7 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal me qëllime terroriste do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve me vendim gjykate.

Po ashtu gjykatësi ardit Mustafa ka vendosur që për shkak të sekretit hetimorë ky proces të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe të ndalohet publikimi i të dhëave në media.

Këta shtetas sëbashku me Vladimir Gjutën e Baftjar Brukën akuzohen se më 10 shkurt 2014 vendosën tritolin në biznesin e bashkim tahirit, babait të ministrit të brendshëm dhe bombën e cila nuk shpërtheu në rrugën muhamet gjollesha pranë vëndit ku bashkim tahiri parkonte automjetin.

Janë këto momnetet kur të dyshuarit mbërrijnë nga policia e tiranës në gjykatë për tu njohur me arrestet ndaj tyre, ndërsa A1Report kamundur të mësojë se në seancë të 4 të ndaluarit kanë mohuar akuzat.

Ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin në seancë me pretendimin se ska asnjë provë që lidh të arrestuarit me atetnatet terroriste, por kjo kërkesë është rrëzuar duke lënë në fuqi masën e sigurisë burg pa afat.

Një ditë më parë para gjykatës doli dhe emirion gjuta i cili nga hetimet e krimeve të rënda ka rezultuar se është pronari i celularit nokia të gjetur në bombën e pashpërthyer në rrugën muhamet gjollesha aty ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri.

Për aktet terrosite të 10 shkurtit prokuroria e kriemve të rënda ka 7 persona të dyshuar, ku ende në kërkim rezultojnë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka të konsideruar si personat që planifikuan e kryen shpërthimet me tritol.

Dyshimet e heteusve janë se personi që është fiksuar në kamerat e sigurisë që shihni dhe në këto pmëje duke vendosur tritolin në rrugën kongresi i manastirit është Lumjan Mahmutaj por ende nuk është arritur në vëretësinë e këtij fakti e për këtë shkak thotë akuza të 7 personat po hetohen në një procedim.

Pas operacionit të zhvilluar dy netë më parë nga policia e tiranës për arrestimin e personave të përfshirë në aktetet terroriste, ku Valdimir Gjuta e Baftjar Bruka nuk u arrestuan ,Interpol Tirana ka kërkuar ndihmën e partnerëve duke shpërdarë me procedura urgjente të dhënat për ta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja