TIRANE- Armand Çeka biznesmeni i plagosur rëndë tre ditë më parë rezulton i kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, për mashtrim.
Bëhet fjalë për dy procedime penale që momentalisht janë rregjistruar në ngarkim të tij, ndërkohë vetëm një herë, Armand Çeka, është thirur në prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë deklarime lidhur me kallëzimet e kryera nga dy qytetarë. Bëhet fjalë për shitjen e një apartamenti dhe një sasie lekësh të marra borxh prej tij dhe që nuk i ka kthyer.
Sipas prokurorisë së Tiranës, Çeka është hetuar dhe gjykuar edhe për një vepër tjetër penale si ajo e “Vjedhjes së energjisë elektrike”, ku nga gjykata e shkallës së parë është shpallur i pafajshëm, ndërkohë që momentalisht dosja është ende në gjykim në gjykatën e Apelit Tiranë.
Për të indetifikuar dhe arrestuar autorin që aktivizoi lëndën shpërthyese dhe plagosi rëndë biznesmenin Armand Çeka, juristin e tij Julian Çela dhe bodigardin Artur Sharra, prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës me disa kërkesa, për mbajtjen në vëzhgim të plotë të personave të dyshuar si autorë të këtij krimi.
Hetimet për ngjarjen
Policia në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Tiranës gjatë ditës së djeshme kanë kryer disa kontrolle banesash, të personave që mendohet se kanë lidhje me ngjarjen. Në pyetje janë marrë disa persona, por në dëshminë e tyre nuk kanë dhënë detaje rreth personave që mund të kenë vedosur tritolin. Nisur nga këto kushte, policia dhe prokuroria kanë vendosur të mbajnë nën vëzhgim të plotë disa persona të dyshuar.
Prokuroria i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për miratimin e lejeve të përgjimit, ndërkohë nga ana e saj policia kriminale është caktuar për mbledhjen e informacionit në rrugë operative. Momentalisht nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje, ndërkohë dyshime të forta bien mbi një person me inicialet L.T, që mendohet se ka urdhëruar ekzekutimin e ish-ortakut të tij Armand Çeka.
Dosjet penale
Prokuroria e Tiranës e cilëson Çekën si person problematik. Ndaj tij janë depozituar në prokurorinë e Tiranës, dy kallëzime penale për mashtrim me shitjen e apartamenteve dhe borxhe financiare.
Momentalisht të dyja këto kallëzime janë në hetim nga prokuroria e kryeqytetit dhe se për këto kallëzime, Çeka ka dhënë shpjegime në polici. Ndërkohë një tjetër çështje kundër Çekës, ka qënë dhe një dosje për “Vjedhje të energjisë elektrike”, për të cilën është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Tiranës, por momentalisht dosja ndodhet në gjykim në Apel.
(Ne foto: Armand Çeka dhe vendi ku ndodhi shperthimi, ku Çeka humbi njërën këmbë dhe u plagosën 2 të tjerë)
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Si ndodhi shperthimi dhe pistat e hetimit