Atentati, deputeti Doshi sërish në
Prokurori...dhe irritohet me policin

Atentati, deputeti Doshi sërish në<br />Prokurori...dhe irritohet me policin
TIRANE - Hetimet për atentatin që pretendohet se mbeti në tentativë vitin e kaluar ndaj deputetit Tom Doshi janë drejt fundit. Këtë të enjte Prokuroria e Përgjithshme ka thërritur për të dhënë dëshminë e fundit në këto hetime, vetë deputetin e përjashtuar nga Partia Socialiste i cili prej dy javësh ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit shtëpiak” dhënë nga Gjykata e Lartë. 
 
Doshi u paraqit në organin e akuzës në shoqërinë e uniformave blu ku ka qëndruar për afro 3 orë. Doshi  nuk preferoi të jepte asnjë koment për mediat, por nuk ka munguar irritimi me efektivin e policisë që e shoqëronte, për t’i qëndruar larg.
 
Prokurorët Adnan Xholi dhe Altin Binaj kanë marrë në pyetje për afro 2:30 minuta Doshin në cilësinë e personit që kryhen hetime për inskenimin e atentatit ndaj tij, ndërsa sipas avokatëve mbrojtës të Doshit, ende prokuroria nuk ka qenë e gatshme të komunikoj një akuzë.

Bashkë me Doshin nën akuzë janë edhe Durim Bami, që deputeti pretendon se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë, dhe deputeti Mark Frroku, i cili sipas Doshit ka qenë personi që e ka lajmëruar i pari për këtë skenar. Ky pretendim është rrëzuar nga Frroku. 

Ndërsa hetimet janë në përmbyllje Doshit pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për të shkuar në gjykim. Tom Doshi ka kërkuar nga Gjykata e Lartë lirinë

doshi
Foto të tjera

Ora 12:40 Avokatët e Doshit: Nuk ka asnjë video ku Doshi kërcënon Bamin
“Aktet e ekspertimit mbi sendet e sekuestrua mbi të cilat nuk ekziston asnjë fakt inkriminues që të përfshijë Doshin. Nuk i është komunikuar asnjë akuzë
Në kompjuterin e sekuestruar nuk ka asnjë video apo regjistrim. Do të kërkojmë lirinë dhe një ndër argumentet është se në sendet e sekuestruara nuk ka asgjë. Prokuroria nuk është formalizuar një akuzë. Akti i ekspertimit nuk thotë gjë në ngarkim të tij ai e ka thënë më parë që nuk ekziston asnjë video që kërcënon Bamin. Nuk besoj se do të thirret më për dëshmi, ndoshta vetëm për të formalizuar hetimin se aktualisht prokuroria nuk është se ka zbuluar diçka të rëndësishme”
, u shprehën dy avokatët e Doshi.
 


Ora 10:00 Doshi në prokurori nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta sigurie deputeti Tom Doshi mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku në hyrje e prisnin dy avokatët e tij. 


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur