Gerta Matohiti motra e Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, njëri i arrestuar si bashkëpunëtor dhe tjetri si autor, ka hedhur poshtë akuzat për ta në lidhje me tentativën për vrasje të biznesmenit Andon Dhima.

Ajo ka thënë se në ditën dhe orën që ka ndodhur tentativa për atentat ndaj Dhimës, vëllai i saj ka qenë në të njëjtin lokal me të duke punuar, pasi sipas saj është kamarier. Për ta vërtetuar këtë ajo ka publikuar një video ku tregon se në datën dhe orën kur është bërë atentati ndaj biznesmenit, i vëllai ka qenë në lokalin e saj, duke shërbyer si kamarier në një ditëlindje. Atentati i biznesmenit Dhima ka ndodhur në 15 tetor në orën 22:08 dhe sipas videos së publikuar nga Gerta, po në të njëjtjën ditë, në orën 22: 06 ajo ka hedhur videon, ku shihet edhe vëllai i saj.

Po ashtu edhe për të shoqin thotë se ka dëshmitarë që e kanë parë po në lokal me to në ditën e atentatit.  "Asgjë nuk është vërtetë se im vëlla ka qenë në lokalin tim me mua dhe kemi patur një ditëlindje. Vëllai im ka qenë aty dhe më ka ndihmuar mua, se ai është kamarier. Im vëlla është shoqëruar me Grid lenën se kanë bërë atentat por ai ka qenë duke punuar me tabakë në dorë dhe jo me armë. Unë kam publikuar dhe një video në në rrjete sociale, me datë dhe orë.

Aty ka patur dhe 20 veta dëshmitarë dhe këto të gjitha do të paraqiten në gjykatë. Kjo rrëzon komplet të gjitha pretendimet që janë bërë ndaj policisë. Grid Lenën kanë thënë që ka qenë i dënuar në Gjermani. Ai ka qenë 17 vjec në Gjermani dhe ka paguar për ata krim . Pastaj  çpunë kanë këta, me këtë biznesmenin. Grid Lena është një baba i përkryer dhe të gjithë e dinë këtë. Unë kam qenë duke gatuar dhe këta tipa kanë ardhur dhe i kanë marr fëmijën prej dore dhe e kanë gjuajtur me çelësa se  e ka lënë pa gjumë. Aty e kanë marrë. Janë konflktuar me burrin tim.

Unë kam shkuar në rajon dhe më thonin se do të të arrestojmë bashkë me burrin tënd dhe fëmijën në jetimore. Unë dal dhe dëgjoj lajme se burri im dhe vëllai qenkan vrasë me pagesë çfarë është kjo. Vëllai im punon tek unë, unë merem me restoranitn. Bashkëshorti nuk bën asnjë lloj pune se kemi një fëmijë të vogël, ai është shpi lokal, sport dhe fëmijë gjatë gjithë kohës.

Asgjë nga policia nuk është e vërtetë. Duke thënë se në meida janë thënë se ata janë proceduar se spias medias këta janë vrasës, jo ata sot marrin masën e sigurisë. Unë kam kërkuar të flas dhe me televizione dhe nuk më kanë lejuar më kanë thënë jo nuk bëhet. Nuk më kanë lejuar dhe e kam nxjerrë në fb tim personal videon. Ka një video se ky personi ka kaluar në afërsi. Se njohim fare biznesmenin as Albin Hoxhën, se kuptoj si është bërë lidhja", tha ajo.

Përmes kamerave ajo i ka bërë një ftesë biznesmenit Dhima, që të flasë me të e të ballafaqohet, madje shprehet e gatshme dhe t'i tregojë videon. Sipas saj i vëllai dhe burri janë viktima, kurse autor♪7t e vërtetë janë jashtë.

I them zotit Dhima me gjithë qejf edhe mund ta takoj dhe ti them çlidhje ke ti me këto persona. Ai ndihet i kërcënuar se personat që kanë bërë atentat mund të jenë ende jashtë, sepse këto janë vitiktima. Unë di vëllain tim dhe burrin tim dhe e di që janë të pafajshëm për të tjerët smund të them gjë. Im vëlla me video dhe datë është atje, burri im ka dëshmitarë që ka qenë atje", shtoi ajo.

Grid Lena, Greta Matohiti dhe Mario Matohiti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima, lihen në burg 2 autorët dhe bashkëpunëtorët

Mariglen Matohiti, Altin  Hoxha, Grid Lena

Lihen në burg 2 autorët dhe bashkëpunëtorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Ne burg është lënë Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani.

Altin  Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Edhe dy bashkë- punëtorët Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Ora 12:22
'Po shërbente si kamarier'/ Greta Matohiti publikon videon në të njëjtën datë dhe orë me atentatin ndaj biznesmenit Dhima: I vëllai ndodhet në lokal

Gerta Matohiti, motra e Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, i pari i arrestuar si bashkëpunëtor kurse i dyti si autor në atentatin e dështuar ndaj Andon Dhimës, ka publikuar një video ku tregon se datën dhe orën kur është bërë atentati ndaj biznesmenit, i vëllai ka qenë në lokalin e saj, duke shërbyer si kamarier në një ditëlindje.

Atentati ka ndodhur në 15 tetor në orën 22:08 dhe sipas videos së publikuar nga  Gerta, po në të njëjtjën ditë, në orën 22: 06 ajo ka hedhur videon, ku shihet edhe vëllai i saj.

Ndërkaq në reagimin e saj në rrjete sociale ajo ka shkruar se akuzat ndaj vëllait dhe burrit të saj janë shpifje.

1603449072_page.jpg

VIDEO nga atentati dhe koha në videon e postuar nga Gerta Matohiti

"Per te gjithe ata qe e dine dhe se din.. Burri im dhe vellai im Grid Leno dhe Maringlen Matohiti jane te ARRESTUAR per atentatin e bere ndaj biznesmenit Dhimo. Policia ka deklariuar qe Leno dhe bashkpunori Matohiti kan qen ne vendgjarje dhe jane larguar te dy bashk ne drejtim te baneses. Po ca jane keto SHPIFJEEEEE.,ku e para tjetri ka qen ne pune 12 ore (M. Matohiti dhe tjetri I ftuar ne ditlindje... Po trajtohet ceshtja si kriminela me pages kur te dy jane te pafajshem dhe posht eshte dhe prova ku I'm vella eshte me pjata ne duar duke punuar per motren e tij prej 1 viti me pagen minimale thjesht duke me mbeshtetur dhe Grid Leno si kriminel qe eshte denuar ne gjermani 17 vjec dhe ka shlyer denimin dhe ka qen nje shtetas pa asnje njolle te gjith jeten e tij... Cfare jane keto SHPIFJEEEEE te shemtuar a qe pa u marr as urdhrin arrestit te dalin e te thon u kapen autoret pa prova... Ky seshte ligj, u kam besuar qe ka por sot jam e hidheruar te them qe jooo nuk ka dhe ti vi turp se po perdhosin emrin e dy familjeve te nderuara.. Dhe media Jon e dashur qe ben sehir dhe spranon asnje ta flas kete gje publikisht.. Nga se kan frike, nga e verteta? Kush do ta lexoj ju lutem ta shperndajn qe te kuptojn cfare police kemi ne.. Perpost dhunes verbale qe kam pesuar un dhe ajo fizike te burrit tim, lan edhe femije tim deri ne 12 te nates nuke kerkuar mamin", ka shkruar ajo.

VIDEO nga atentati i deshtuar ndaj Andon Dhimes