Ekskluzive/ Njeriu që do vriste Andon Dhimën, ka qënë ish-komando, ja si u fut në kurth nga policia dhe u arrestua pa rezistencë

Zbardhen detaje të reja nga personat e arrestuar për tentativën e vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Andon Dhima në 15 tetor 2020 në pallatin e tij në Tiranë. “Shqiptarja.com” mëson se njëri nga autorët kryesorë që kishte marrë përsipër të kreynte vrasjen është Albin Hoxha, 35-vjeçari që më parë ka shërbyer si ushtar komando në repartin special të ushtrisë Zall-Herr.

Albin Hoxha, ka qënë në detyrë gjatë viteve 2006-2007 në këtë repart special dhe sipas policisë njihet si person profesionist për sa i përket armëve. Albin Hoxha dhe personat e tjerë janë identifikuar falë kamerave të pallatit, ku ata jetonin pasi policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë gjurmuar nëpërmjet kamerave të bizneseve dhe pallateve të gjithë intenerarin e 4 personave që kishin marë pjesë në tentativën e vrasjes së biznesmenit Andon Dhima. “Shqiptarja.com” zbulon dhe foto të kameras që ka shërbyer për identifikimin e Albin Hoxhës dhe Mariglen Matohitin.

Motra e këtij të fundit,Gerta Matohiti, disponon një restorant peshku “Vila e Peshkut”, shumë pranë pallatit ku banon dhe Albin Hoxha, prapa godinës së ambasadës Gjermane në Tiranë. Fotografi që shihni janë të restorantit, ku burimet pranë policisë thanë se kamerat në restorant ekzistonin, por autorët kishin hequr DVR-në që shërben për ruajtjen e kamerave. Albin Hoxha dhe Mariglen Matohiti janë zbuluar pikërisht nga kamera në hyrjen kryesorë të pallatit të cilët janë kapur teksa hyjnë në pallat dhe më pas janë filmuar sërisht teksa dalin, por këtë herë jo me maska plastike dhe kapele por të zbuluar totalisht nga fytyra.

Kjo ka sjellë dhe identifimin e qartë të tyre duke bërë që policia të ndërhyjë në kryerjen e arrestimit të 4 personave Albin Hoxha dhe Grid Lenon në rolin e ekzekutorit dhe Enea Hoxha e Mariglen Matohiti në rolin e vëzhguesit. Për arrestimin e tyre agjentët e komisariatit nr.2 në Tiranë kanë zgjedhur një skemë shumë delikate, pasi i kanë marë në telefon duke u prezantuar si banorë të lagjes dhe se u nevojitej që të zbrisnin poshtë pallatit për tia hapur rrugën, pasi i kishin bllokuar me makinë. Sapo ish-komandoja Albin Hoxha dhe shoku i tij Grid Lenon, kanë zbritur nga apartamenti dhe kanë hipur në makinë, me qëllim hapjen e rrugës, menjëherë policia ka vepruar duke i pohuar se ishin të arrestuar. “…një skemë e tillë u ndoq pasi kishim të dhëna se Albin Hoxha dhe Grid Lenon, ishin persona të armatosur dhe kishin përgatitje profesionale më armët e zjarrit. Ndaj zgjodhëm një skemë të tillë për ti futur në kurth, duke menduar të prezantojnë agjentët si banorë të lagjes.

Ektrakti i QKR të biznesit Gerta Matohiti
 

 

Dy dy objektivat tona kanë zbritur të qetë nga pallatit dhe pa armë, dhe sapo janë futur në makinat përkatëse, është kryher ndërhyrja nga ana jonë…”-tha një burim pranë policisë së Tiranës. Ndërkohë dy personat e tjerë që kanë qënë në rol bashkëpunimi si vëzhgues janë arrestuar në banesat e tyre. Gjatë kontrollit policia dhe prokuroria gjetën sendet e paligjshme dhe armën e zjarrit.Burimet shtuan deri në këtë fazë të hetimit këta individë janë shtyrë nga një grup kriminal në Tiranë, për të kryer ekzekutimin e biznesmenit Andon Dhima, pikërisht në hyrje të pallatit që ai vetë ka ndërtuar në zonën e stadiumit “Selmas Stërmasi”.

Ditën e sotme katër të arrestuarit pritet të dalin para gjyatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë. Gjatë marjes në pyetje asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe prokurorinë. 

Kamerat në pallat dhe restoranti

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kushtrim: 26/10/2020 15:54

    Del kjo bucia e big brother dhe na ben moral, hiqet si viktime . Vetem ju aman mi fis prositutash mos na luani role ketu se nuk je ne big brother me. Dhe kjo bucia ne dijeni ka qen. Fare e ndyre

    Përgjigju
  • nuriu: 25/10/2020 18:03

    KETA eshte ti shtypesh me traktor neper rruge...sic ja ben presidenti i filipineve...

    Përgjigju
  • Alfons: 23/10/2020 20:27

    Po kane ,kane motren dhe gruan ish banore te big brodher ,se po te jene familje normale nuk vrasin me leke,por dike qene rrace prostitutash car nuk pret.

    Përgjigju
    • jam alfonsi 2: 23/10/2020 23:05

      alfons ku je o te qiva udhen u shfaqe prap ti

  • Dori: 23/10/2020 16:25

    A kane familje keta qelbesira qe bejne keto poshtersira....

    Përgjigju
    • @Dori: 24/10/2020 13:00

      Kane si nuk kane! Kane Gerten e Big Brother dhe ajo eshte drejtore e marketingut te kompanise Vrasesit me pagese qe u kapen si lepujt.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë