Dhe pse paraprakisht Gjykata e Lartë kishte përzgjedhur një tjetër trup gjykuese pa praninë e Qirjakos dhe të Fullanit, gjyqtarët nuk u paraqitën fare në sallë, por u mjaftuan me një njoftim duke lajmëruar shtyrjen.
Avokati i Doshit: Gjykata e Lartë s'ka më kompetencë
Të pranishëm në këtë seancën nuk ishin asnjë nga të pandehurit përfshi Doshin, Frrokun dhe Durim Bamin ndërsa avokati i Doshit u shpreh se tashmë Gjykata e Lartë është në kolaps me këtë gjykim.
Deputeti Doshi, ish-deputeti Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar nga Doshi afro 2 vite më parë.
Krijohet trupa e re gjyqësore
Pesë gjyqtarët që do të gjykojnë këtë dosje në vijim janë Andi Çeliku, Medi Bici, Shkëlqim Selami, Artan Broci dhe Ardian Dvorani.
Asokohe Doshi denoncoi publikisht se ish-kreu i Kuvendit sot presidenti Meta kishte kërkuar vrasjen e Doshit, por këtë denoncim Prokuroria e hetoi duke pyetur të gjithë drejtuesit e vendit duke konkluduar se ishte një pretendim i rremë.
(Njoftimi për shtyrjen e gjyqit të Doshit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com