Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, atentati me 3 të vrarë dhe një të plagosur ditën e mërkurë.
Reagimi është bërë me anë të një letre, ku ai vë në dukje edhe “qëndrimin e qeverisë në raport me krimin”.
“Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e çdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron!”, shkruan mes të tjerash Salianji.
Deputeti demokrat po vuan 1 vit burgim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli, për dosjen "Babale", me akuzën e "kallëzimit të rremë", për inskenimin e audiopërgjimit për të implikuar Agron Xhafën në trafik droge, vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafa. Dënimin po e vuan në Burgun e Fierit prej datës 27 Shtator të këtij viti.
Letra e Ervin Salianjit nga burgu:
“Humbja e jetës së qytetarëve të pafajshëm, guximi për të vrarë në mes të qytetit dhe humbja e autoritetit të shtetit janë tragjedi që parakalon në sytë e të gjithëve! Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar ishte tragjedia e Shkodrës ku mbetën të vrarë qytetarë të pafajshëm! Policia nuk reagon ndaj kërcënimit me vdekje ndaj një të riu, e pafuqishme ta parandalojë krimin, e pafuqishme të kapë autorët, e pafuqishme të reagojë më shumë se agjensitë e lajmeve. Është tmerr më vete se si qeveria i shkel syrin krimeve në varësi të kalkulimeve elektorale, asnjë reagim qeveritar për vrasjet, ministri që belbëzon dhe rri para kamerave sikur i kanë drejtuar armën nuk guxon dot as të dënojë vrasjet dhe as të marrë masa, sepse ministri është i lejuar të fusë hundët tek parfumi i Elda Hotit për ta propoganduar si helm i shkatërrimit në masë, por askush i thyejnë hundët nëse i fut tek punët e policisë, ata i emëron krimi e janë në shërbim të partisë shtet! Prandaj i turren protestuesve dhe zbythen nga kriminelet, prandaj nderojnë banditët dhe dhunojnë hallexhinjtë!
Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e cdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron!”.
-
E mo edrejt o lale sado qe e shtyve per 6 vjet drejtesia nuk haroi te dergoi aty ku te takonte E pra drejt e thua " drejtesia vonon ,por nuk haron" eee sa per cmontim rruaj shasin tate njeher se ka kush meret me ate pune.
Përgjigju -
Dhe kush na flet, Salianji PUPACI i Berishes qe po ben burgun sepse deshi te hiqte min.Xhafa me inskenimin /Babale/ si hakmarrje e Berishes kunder reformes ne drejtesi qe ideoi min.Xhafa!!
Përgjigju -
Nëse ka parti dhe çeveri që kanë instalu dhe pastaj janë lidhur me krimin është PD andaj edhe u zh'bë Shqipëria ore plehër
Përgjigju -
Kujdes sapunin per momentin,o kokrra e mashtruesit...
Përgjigju -
Mbaro njehere denimin,pastaj te shofim Vini!
Përgjigju -
Salianj dhali cfar thote burgu? Rri se akoma heret asht dhe je kohe akoma.Sa per pupac i ke aty brenda qe ta bejne si kopac. Je i mbaruar dhe do zhdulesh ti bandat . Harrove sa bandite ju kane ndihmu ne Shkoder oer 33 vjet qe te mbajtshit pushtetin?
Përgjigju -
Kur te shije Hajdini urofin do mbetet zgjidhja ne doren tuaj.
Përgjigju -
Kap Sapunin aty në burgun e Firit o Sali Grida Duma dhe çmontimin bëje në 2034 kur të amistohesh. Çdo natë kap Sapunin aty se na mallëngjeve me këto letra nga Kampi ytë.
Përgjigju-
Ju kemi pare dhe ju si specie ne zdukje.ju futet vllavrasjet dhe kur lexojme cfare shkruani na sillni vetem neveritje.ah harrova ju vrisni njerez ne bulevard qe te mbani pushtetin.bye bye
-











Komente
Komento