Atentati mafioz drejt lokalit të Fatjon Muratit, Berisha dhe Meta akuzojnë qeverinë: Përgjaket Tirana nga bandat e qeverisë! Po përkeqësohet situata e sigurisë publike

Atentati mafioz drejt lokalit të Fatjon Muratit, Berisha dhe Meta akuzojnë qeverinë: Përgjaket Tirana nga bandat e qeverisë! Po përkeqësohet situata e sigurisë publike

Fatjon Murati

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele. Edhe këtë herë gjejnë rast të hedhin akuza ndaj qeverisë që lejon kriminelët të lëivizin të lirë në rrugët e Tiranës.

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se dënon me forcë të madhe autorët ndërsa shton se faktor i këtyre atentateve mafioze është fakti që sipas tij, rendi dhe siguria janë në duart e bandave të lidhura me qeverinë.

“Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë. Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë”, shkroi Berisha.

Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujtoi masakrën e Dan Hutrës dhe akuzoi qeverinë se ka dështuar pasui situata e sigurisë publike përkeqësohet cdo ditë e më shumë.

“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos. Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.

Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase jua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi. Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi”, shkroi Meta.

Mbrëmjen e kësaj të diele, një emër i njohur për botën e krimit, Fatjon Murati ishte në shënjestër të një atentati mafioz. Dy motorrë në lëvizje kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit dhe për pasojë ka humbur jetën banakierja 60-vjeçare Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur 6 persona të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 13/03/2023 05:25

    Qeveria ka faj qe nuk fut brenda ne burg ata qe ju dhane armet bandave,gjithashtu faj ka dhe drejtesia e cila le te lire kriminelet.Spaku kap ata qe bezdisin disa te tjere dhe jo ata qe bezdisin shoqerine apo qetesine totalisht.

    Përgjigju
  • Vlora: 13/03/2023 02:50

    Ca jan keta barbar e sigurt dor vlore se ata bejn go.arlleqe te tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj