Atentati mafioz, Softa: Moszbardhja e ngjarjeve tremb qytetarët! Makinat e shtrenjta që shohim janë makijazh, paratë e vërteta ndodhen ‘nëntokë’

Moszbardhja e atentateve mafioze që ndodhin në vend ku po vriten edhe të pafajshmit, vendos qytetarët në pozitë pasigurie dhe trembje. Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv.

Softa tha në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se aktivitet e grupeve kriminale bëjnë krime kaq të rënda dhe janë pikërisht persona që i shpëtojnë viteve që duhet të kalojnë pas hekurave sic është rasti i Fatjon Muratit.

“Moszbardhja e këtyre ngjarjeve ka efekte negative sepse i vendos në pozitë shumë të vështirë dhe pasigurie qytetarët por tremb edhe ata që merren me biznes se po goditen lokalet, zonat e banimit. Kjo gjendje nuk është e para, nuk është e vetme apo e shkëputur. Ka shumë ngjarje që ndodhin. Janë aktivitetet e grupeve kriminale dhe patjetër që janë prekur interesa grupesh.

 Të gjithë personat e shkallës së lartë të rrezikshmërisë që janë të implikuar në këto aktivitete, herë pas here kanë shpëtuar nga vitet e burgut dhe i janë lehtësuar masat deri në arrest shtëpie. Murati është larguar në drejtim të pikës kufitare me Kosovën dhe sipas informacioneve ka shkuar në drejtim të Turqisë. Është forma më e mirë për t’i liruar këta njerëz. Edhe kur kryejnë krime të rënda, ata i investojnë dhe bëhen kurajozë”, tha Softa.

I pyetur se cili është burimi i parave, Softa përmendi edhe arrestimin e efektivit të RENEA-s që u kap me 100 mijë euro në makinë duke thënë se pasuria e vërtetë është ajo që nuk shohim. Sipas ekspertit të sigurisë, kjo është arsyeja përse DEA amerikane kërkon informacion nga qytetarët shqiptarë për veprimtaritë kriminale.

“Personi që është ndaluar sot nga RENEA kishte makinë të shtrenjtë dhe vlera brenda ishte e ngjashme me atë të makinës. Pasuria e vërtetë është ajo nëntokë, ajo që shohim është makijazh. Monedha që qarkullon vjen nga bota e krimit ndaj DEA do të instalohet në Shqipëri”, tha Softa.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bunec saliu: 15/03/2023 00:46

    populli te rrembeje armet e te beje roje tek dera e shtepise,,,tek fundi i lagjes,,tek fundi i fshatit-qytetit,,si ne 1997,,,,,ti dale zot vetes sepse shteti nuk e mbron nga krimi,,,,kush kalon pas ores 7 te darkes te ndalohet nga keto njesi territoriale dhe te pyetet ku po shkon ,,,po te kundershtoje te vritet ne vend,,,,asnje meshire per kriminelet,,,ne keto njesi vullnetare-territoriale per mbrojtjen e rendit ,,,,police te shtetit mund te vijne te inspektojne,,,,ose te vijne kur te thirren ne telefon nga keto njesi,,,,,ngrihuni ne kembe mos rrini ne doni nder e jete....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve