Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, 20 korrik 2024, në qytetin e Memaliajt ka qenë Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Plumbat i morën jetën dhe kamarierit dhe klientit të lokalit ndërsa një tjetër u plagos.
Një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më pas të Edmond Papës. Shqiptarja.com jua sjell në kujtesë të renditura me data.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
11 qershor 2022 - Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.
16 dhjetor 2022 - Gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.
Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.
Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos. Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’
Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.
Më 20 korrik 2024 ekzekutohet në lokal Shyqo Kalemi, 74 vjeç babai i Andrea dhe Zamir Kalemit. Nga plumbat e kallashnikovit mbeti i vrarë dhe Gledio Muka dhe M. Çela. Pas krimit autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.
Lajmi kryesor:
Atentat me 3 të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Vritet dhe kamarieri dhe një klient i lokalit, 1 i plagosur në spital (EMRAT)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)