Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës liroi sot 4 efektivët e policisë të arrestuar nga AMP, dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.

Gjykata e Shkodrës vendosi të caktojë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim i dalje jashtë shtetit’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për efektivët Blerim Kurmetaj, Viktor Logu,  Juljan Sterkaj. Marta Martini

Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim. Report Tv ka zbardhur edhe dëshminë e tyre në Gjykatë, të cilët pretendojnë se kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë shumë kaos dhe kanë menduar se bëhet fjalë për aksident. 

Më pas, ata thonë se kanë kuptuar që bëhet fjalë për vrasje dhe kanë rrethuar vendin sipas procedurave. Policët thonë se rreth 50 persona kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pretendojnë se për personin e tretë nuk kanë patur dijeni nëse është Ibrahim Lici, apo dikush tjetër. 

Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty.

Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave. Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.

Ata janë në akuzë për “shpërdorim detyre” pasi sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Policore (AMP) nuk kanë respektuar procedurat për të siguruar vendin e ngjarjes dhe shoqërimin për identifikim të personave që gjetën sapo mbërritën të vendi i atentatit.

Policet ne hetim
1- Blerim Kurmekaj - Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme 'Shqiponja', Shkoder, 45 vjeç 
2- Viktor Logu - Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme 'Shqiponja', Shkoder, 33 vjeç 
3- Julian Sterkaj - Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç
4- Marte Martini, -  Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër 33 vjeç
Ata akuzohen per ''Shpedorim detyre''.

Prej ditësh grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve të hetimit, ç’ka nënkupton shpresën për sigurimin e provave për të ngritur akuzë për ekzekutorë dhe porositës të mundshëm. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes me fisin “Bajri”, konflikt që deri tani ka prodhuar më shumë se 20 viktima. Makina “Range Rover Sport” e vjedhur në Durrës dhe e përdorur në atentat është një pikë ku hetuesit janë përqendruar për gjurmimin e hajdutëve, të cilët mund të kenë lidhje direkt me atentatin.

Atentati me 4 viktima, në mesin e të cilëve 2 të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha, vijon të jetë akoma i pazbardhur, ndërsa hetimin për të e ka marrë Prokuroria e Posaçme për grup të strukturuar kriminal. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani St: 22/11/2024 17:57

    Skane ca i bajne gomarit edhe i bien samarit,cfaj kane policet e shkrete edhe sikure ta njihnin ne Shkoder te vejn tritol te dera i here ne dy jave edhe nuk zbardhet se kush…Shume mire kane bere qe se kane arrestu edhe une po te isha polic.Kto Policet pse nuk e marrin per verifikim 48 ate kingun qe e dime te gjithe se kush i ka vra?!

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/11/2024 17:34

    Duhet te perjashtohen edhe pse nuk e kan ndalu per kontroll ate makin me persona te armatosur qe u sjellte tan diten ne shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?