TIRANE- Konfliktet e pronësisë në komunën Farkë dyshohet se janë shkaku i goditjes me predhë drejt banesës së kryekomunarit Fatbardh Plaku. Policia e Tiranës ka ngushtuar pistat e hetimit, duke i mëshuar konflikteve për shkak të detyrës së Plakut, banesa e të cilit u godit në orët e para të së martës me antitank. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi predha goditi murin rrethues të vilës.
Burime nga policia thanë për “Shqiptarja.com”, se pak kohë më parë, një banor i komunës Farkë bëri ankesë në polici ndaj kryekomunarit Fatbardh Plaku për çështjet e pronësisë. Ky rast është hetuar nga policia, por gjatë dëshmisë së tij, Plaku deklaroi se këtë problem e kishte sqaruar në prokurori, duke e quajtur një çështje të mbyllur me ankuesin. Megjithatë policia shoqëroi dhe mori në pyetje banorin, i cili ka mohuar se ka gisht në atentatin e dy ditëve më parë në zonën e quajtur Farkë e Vogël, ku ndodhet dhe banesa e Plakut.
Grupi hetimor ka përqëndruar të gjitha hetimet tek konfliktet për pronën, të krijuara në periudhën që Plaku drejton komunën e Farkës. Që pas ngjarjes policia ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth 15 persona, të cilët pasi u morën në pyetje, u lanë të lirë për mungesë provash. Mësohet se grupi hetimor ka konsideruar si pistë hetimi edhe konfliktin e vëllait të Plakut me persona të tjerë, e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve lokale në vitin 2011.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com