Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”, 45 vjeç, shënjestra e atentatit me tritol, mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër, humbi jetën ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit po transportohej drejt Tiranës. Shpërthimi i telekomanduar, ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit, shumë pranë Drejtorisë së Policisë. Jashtë rrezikut për jetën, 26-vjeçari Erigels Mela, 26 vjeçari që ndodhej si pasagjer në automjet. Një vit më parë një Range Rover në pronësi të tij kishte shpërthyer në lagjen Dunavat, të Gjirokastrës.
Dyshimet e para lidhen me të kaluarën e Devollit dhe një përfshirje të mundshme të Devollit në trafik droge në Greqi. Një pistë tjetër që po merret në konsideratë, është dhe ajo e një hakmarrjeje për atentatin e 20 shtatorit në Sarandë ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’.
Beqir Devolli, po udhëtonte me makinën e tij Mercedes Benz, ndërsa po kthehej nga Tirana. Burime për Report TV tregojnë se ekzekutorët kanë qenë në ndjekje të tij, të paktën që nga zona e Viroit, në hyrje të qytetit. 45-vjeçari është ndalur në një lokal, ndërsa disa qindra metra nga vendi i shpërthimit, në mjetin e tij ka hipur edhe Mela.
Ata po udhëtonin në bulevardin 18 Shtatori, rreth orës 22:00, kur ka ndodhur atentati. Mjeti ka devijuar lëvizjen dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen. Pjesa e tavanit të Benzi-t dhe dyerve u deformuan tërësisht nga shpërthimi. Sasia e tritolit të përdorur, mbetet ende e paqartë, por duket se është vendosur në pjesën e brendshme të mjetit.
Devolli dhe Mela u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit. Gjendja e 45-vjeçarit ka qenë problematike dhe mjekët kanë vendosur ta dërgojnë drejt Traumës në Tiranë, por Devolli nuk ka mbijetuar nga plagët dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.
Pikëpyetjet mbi shkaqet e atentatit mbeten të shumta e po ashtu dhe pistat që po hetohen. Ato janë përqendruar kryesisht te e shkuara e Devollit dhe dënimi i tij në 2012 për trafik klandestinësh, por edhe dyshimet për lidhje të tij me trafikun e drogës në Greqi. Përfshirja e mundshme, në atentatin e Sarandës, ku mbeti i vrarë, 20 ditë më parë, 44-vjeçari Artan Myrtaj, njohur si Tani i Ruzhdiut, po vlerësohet gjithashtu si një tjetër pistë.
Sipas burimeve, viktima dyshohet se ka qenë më herët shofer i një grupi kriminal, por rreth 3 muaj më parë kishte ndryshuar krah, duke kaluar te një tjetër grup kriminal. Po sipas këtyre burimeve, 45-vjeçari dyshohet se ka pasur edhe rolin e informatorit të policisë, duke u përcjellë autoriteteve informacione mbi aktivitetin e grupeve kriminale dhe trafikun e drogës.
Ndërsa përzgjedhja e vendit të shpërthimit, shumë pranë Drejtorisë së Policisë, duket si një mesazh e sfidë e qartë ndaj uniformave blu.

Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.
Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.
Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.
Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.
Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë.

Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana.










Komente
Komento