Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.
Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.
Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.
Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.
Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë.
Lajmi kryesor:
Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u vra me bombë të telekomanduar, dyshohet për 2 autorë! Viktima njihej si ‘Çilo Hunderri’, pistë hetimi trafiku i drogës dhe hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’








