Polica ka arrestuar ditën e sotme, 31- vjeçarin Amarildo Kola, i cili më 6 mars të këtij viti tentoi që të vriste Agron Pukën, para shkollës në Rrilë të Lezhës, sapo la dy fëmijën në shkollë.
Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 persona të maskuar, 3 dolën jashtë nga makina, dhe njëri e qëlloi, ndërsa Puka mori vetëm një plumb në shpatull dhe arriti që të mbijetojë.
Policia bënë me dije se, Amarildo Kola është arrestuar në një lokal në Laç ditën e sotme, teksa me vete iu gjet edhe një pistoletë, e cila i është sekuestruar, po ashtu edhe krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.
Gjykata e Lezhës i kishte caktuar Amarildo Kolës masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “ dhe akuzohet për atentain ndaj Pukës në bashkëpunim me Kevin Ndokën dhe Vinçens Tukun.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin Amarildo Ndreca alias Amarildo Kola , konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?
-
Kamala Harris
39.7%
-
Donald Trump
52.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
3 Nëntor, 10:21
-
'Riaktivizohet' marrëveshja! Gjadri do presë emigrantë 'të sigurt'
2 Nëntor, 15:25
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga 'vendet e sigurta' do të akomodohen në Shqipëri
2 Nëntor, 08:05
-
Festa/ Fëmijët e Lezhës u thonë jo maskave të frikshme, vishen si ëngjej dhe shenjtorë
1 Nëntor, 15:27
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në qeli portugezin Ruben Saraiva! Avokati: Të zbardhen mesazhet në Encrochat (VIDEO)
1 Nëntor, 10:45
-
Protesta e opozitës, disa të shoqëruar edhe në Lezhë pasi bllokuan rrugën në Milot
30 Tetor, 11:53
-
Rriten kërkesat për strehim social në Lezhë, miratohet plani 5-vjeçar për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë
30 Tetor, 10:19
-
Tkurren protestuesit te rrethrrotullimi i Milotit, nisin të largohen! Qytetarët: Protestojmë për vjedhjet e qeverisë dhe arrestimin e Sali Berishës!
29 Tetor, 19:28
-
Rrethrrotullimi i Milotit, nis djegia e gomave! Nuk mungon as 'oxhaku me dru' në mes të asfaltit, protestuesi duke ngrënë dhe pirë: Rama ik, kriminel!
29 Tetor, 18:25
-
VIDEO/Protesta e opozitës, digjen goma dhe në hyrje të autostradës në Fushë Milot
29 Tetor, 18:08
-
VIDEO/ Qytetari këmbëkryq në rrugë, 'shtron sofrën' në asfalt me bukë dhe djath, uron dhe me bidon 'rakie'
29 Tetor, 18:05