Gentjan Bejtja ishte në makinë me kunatin e fëmijët, por zbriti pak para atentatit! Gazetari Dema: Policia ende nuk di ku ndodhet 'Shënjestra'! Eksperti Softa: Të verifikohet administrata

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë ka vënë policinë në lëvizje për të hetuar shkaqet përse ai ishte sërish shënjestër

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije se policia nuk e ka gjetur ende Gentian Bejtjan për t’i marrë dëshminë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Të gjithë hetimet janë përqendruar te e shkuara e Gentian Bejtas që edhe më herët është tentuar të eliminohet. Ka pasur shumë të shoqëruar që kanë plotësuar dinamikën e ngjarjes por nuk ka një identifikim të plotë. Gentian Bejtja nuk është marrë ende në pyetje se nuk ka qenë në banesë kur është qëlluar. Ai ka zbritur disa qindra metra para se të arrinte makina në venidn e ngjarjes. Mbetet e paqartë si është larguar dhe ka dalë nga makina. Policia s’ka ende një dëshmi të tij. Nuk e ka gjetur deri në këto momente dhe këtu mbetet pikëpyetja kryesore”, tha Dema.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal te Ramzan Sino, 29-vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, i cili mbeti viktimë nga atentati që u bë kundrejt këtij të fundit. Ai punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndaj Softa thotë se duhet të ketë filtër kontrolli dhe këto personazhe që kanë lidhje me krimin s’duhet të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

“Viktima ishte një person, i cili punonte shofer në Prokurorinë e Apelit dhe marrja e këtyre personave që futen në administratë duhet të jetë e kontrolluar. Edhe një polic i sigurisë private duhet të kontrollohet që do të thotë kush janë dajat, xhajat, ku punojnë, ka apo jo probleme. Punonjësit që duhet të punojnë në struktura, pavarësisht nivelit duhet të kenë filtër kontrolli që të kemi jo vetëm pastërtinë e figurës por edhe probleme”, tha Softa.

 

 

Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, pak pas mesnatës të 4 korrikut kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt banesës së tij në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa nga plumbat ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur. 

Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 05/07/2023 22:11

    Kur merren me biznes vrasjesh pse krijojn familje duhet me qen moster te vrasesh njerez per biznes edhe te pretwndosh se je prind.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë