DURRES - Konfliktet e vjetra në qytetin e Kukësit. Këtu është përqendruar hetimi i Policisë së Shtetit për të zbardhur atentatin me minë të telekomanduar ndaj biznesmenit Ardian Trota, që u regjistrua dje në Golem të Durrësit, të cilit fatmirësisht Trota i shpëtoi.
Burime pranë Policisë së Kukësit thanë se Trota kishte konflikte të hapura me disa persona në qytetin verilindor. Ndaj biznesmenit Ardian Trota ka pasur edhe më parë një tentativë vrasje në qershor 2013, në lokalin e tij që ndodhet në rrugën Kukës Morinë nga dy persona me motor.
Ardian Trota u qëllua me breshëri automatiku kur ndodhej bashkë me dy persona të tjerë. 45-vjeçari në atë kohë u plagos rëndë, por arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa Trota ia hodhi paq shpërthimit të telekomanduar në Durrës, ai nuk i shpëtoi arrestimit për thyerje të vendimit të Gjykatës. Para gjashtë ditësh Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprat penale “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Ky vendim nuk është zbatuar nga Trota çka ka sjellë edhe arrestimin e tij në ambientet e spitalit të Durrësit nga forcat e policisë
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO