TIRANE- Plagosja e biznesmenit Armand Çeka dhe dy punonjësve të tij, ka çuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës 32 persona të cilët janë marrë në pyetje. Policia e Tiranës bëri të ditur se të shoqëruarit u morën në pyetje në lidhje me shpërthimin që plagosi dhe gjymtoi tre persona në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 shkurtit, ku nga shpërthimi i telekomanduar rreth 500 gramëve eksploziv plastik, në lokalin e kompleksit “Grifon” mbetën të plagosur pronari Armand Çeka, truproja e i tij Artur Sharra dhe juristi, Julian Çela. Nga plagët e rënda mbetën të gjymtuar Çeka dhe Çela, ndërsa Sharra nuk ka marrë dëmtime të parekuperueshme.
Konfliktet
Sipas policisë, të shoqëruarit janë persona të cilëve Çeka u detyrohej shuma të konsiderueshme parash në formë borxhi, ku vetëm një personi ai i detyrohej rreth 800 mijë euro. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me të cilët Çeka kishte konflikt pasi u kishte shitur të njëjtën hyrje në apartamentet e ndërtuara prej tij, dy personave të ndryshëm.
Por edhe persona me të cilët Çeka dyshohet se ishte në konflikt, pasi u kishte marrë paratë nga shitja e hyrjeve tek pallatet në rrugën ”Don Bosko”, por nuk kishte përfunduar plotësisht punimet. Ndërkohë që, dje është marrë në pyetje edhe ortaku i Çekës, L.T., si person që mund të ketë dijeni për konfliktet që Çeka ka pasur. Duhet theksuar se edhe L.T. ka qenë në qendër të një sulmi me tritol. Burime nga policia thanë se nga hetimet e kryera dyshohet se atentati me eksploziv dyshohet të jetë kryer për shkak të borxheve.
Tabulatet
Policia ka siguruar pamjet filmike të regjistruara nga kamera e sigurisë të një biznesi pranë kompleksit “Grifon”. Në kuadër të hetimeve, efektivët blu kanë kërkuar prej kompanive celulare zbardhjen e tabulateve telefonike të Çekës, pasi dyshohet se ai është thirrur në takim në kompleksin “Grifon” ku i ishte organizuar edhe antentati.
Biznesmeni, Armand Çeka ka qenë edhe më parë në qendër të një sulmi nga persona ende të panjohur.
Një sasi lëndë plasëse shpërtheu në muajin shtator 2013 në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka. Ngjarja ndodhi në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në bagazhin e mjetit tip “Volvo” me targa AA 997 CX. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Burime nga policia thanë se Çeka dhe dy punëtorët e tij nuk janë marrë ende në pyetje për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)armando
/Shqiptarja.com