TIRANE- Policia shoqëron 25 persona për atentatin me eksploziv të telekomanduar në distancë, ndaj Sulejman Allushit, i cili fatmirësisht pas ndihmës së specializuar mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke hetuar edhe pistën për shkak të detyrës pasi Allushi, është edhe kryetari i këshillit të komunës së Dajtit. Allushi ishte dënuar edhe për tentativë vrasje.
Burimet policore thanë për “A1 Report” se janë disa pistat e hetimit, sikurse edhe konfliktet personale dhe ndonjë hakmarrje për shkak të ngjarjeve me armë të 4 viteve të fundit ku dyshohet të jenë përfshirë Allushi apo familjarë të tij.
Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së të hënës, u plagosën edhe dy kalimtarët e rastit, Andi Koçi dhe Joli Capo, pas ndihmës së partë mjekësore në repartin e djegie plastikës janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka kërkuar informacion nga komuna Dajt për vendimet më të fundit të këshillit dhe konfliktet e mundshme mes këshilltarëve për të parë nëse ka elementë që mund të lidhen me ngjarjen.
Allushi sipas policisë ka qenë i dënuar një herë për armëmbajtje dhe i dyshuar si i përfshirë në një konflikt me armë ku pati edhe 2 të plagosur në fshatin Brar në vitin 2011.
Vetë Allushi ka mohuar për policinë të jetë në dijeni të ndonjë kërcënimi apo konflikti që mund të ishte motiv për atentatin me eksploziv ndaj tij.
Po kështu janë përjashtuar nga grupi i hetimet konfliktet e mundshme për shkak të detyrës së drejtorit të paraburgimit numër 313 në Tiranë të vëllait të Allushit, që ngjarja të ishte presion për të.
Vëllai tjetër i tyre, biznesmen, Çlirimi, në marsin e vitit 2013 ka qenë objekt i një kërcënimi me eksploziv kur persona që janë ende të paidentifikuar i kanë shpërthyer me C4 me aktivizim me celular automjetin tip “Crysler” të parkuar në zonën e freskut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO