TIRANE- Partia Demokratike kërkon zbardhjen e shpërthimit me eksploziv në banesën e kreut të komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Përmes një njoftimi për shtyp të deputetit Keltis Kruja, PD bën përgjegjëse qeverinë që nuk arrin të sigurojë rendin e sigurinë në vend.
 
“Atentati ndaj kreut të komunës Farkë e bën qeverinë përgjegjëse qeverinë që nuk arrin të sigurojë rendin e sigurinë në vend.  PD këkon zabrdhjen e menjëhershme dhe zbulimin e autorëve.  Bëj thirrje autorëve se nuk tërhiqemi nga misioni ynë”, tha Kruja sot në mesditë në një prononcim për median.  

(sg/shqiptarja.com)