Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë/ Përfaqësues nga kleri katolik negociojnë për faljen e gjakrave me fisin Reçi, babai: S'kam hasmëri me askënd

TIRANË- Report TV ka mësuar se një përfaqësues i klerit katolik ka shkuar në banesën e babait të Preng Gjinit, Gjergji Gjini, ndërsa ka bërë tentativë për qetësimin e marrëdhënieve mes familjeve Reçi e Gjini, ku dyshohet por ende nuk është provuar deri tani se janë autor të disa ngjarjeve që kanë tronditur vendin.

Burime të Report TV bëjnë me dije se Gjergj Gjini ka shprehur habi në momemtin kur ka dëgjuar klerikun. Sipas Gjinit ai nuk ka konflikt dhe armiqësi me askënd dhe nuk ka me kë të pajtohet.

Ndërkohë 51-vjeçari Preng Gjini, i cili u plagos nga atentati me tritol në datën 15 shtator në Tiranë vijon të jetë në Turqi për mjekim më të specializuar. Deri tani ai i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale për të rifituar njërin prej syve të dëmtuar. Gjini pritet të kthehet në ditët në vijim në Shqipëri. Në lidhje me ngjarjen policia akoma nuk ka asnjë të arrestuar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni