TIRANE - Një personazh i njohur i botës së shoëbizzit është pyetur nga hetuesit në lidhje me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur së bashku me Landi Muharremin, të fortin e Sukthit, dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë këtë mbrëmje në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit.

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele, ka kontakte të shumta, telefonata e mesazhe, me Redjan Rrajën, personin që është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kejvina Kthella është marrë në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës me personat e plagosur, për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit. 

Prokuroret që po merren me këtë cështje kanë sekustruar edhe telefonin e prokurorit Arjan Ndoja që ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të mirë. Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e  Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njodhur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Makina që u braktis në Shkafane, nuk u dogj, dhe hetuesit kanë dyshime se dicka nuk ka shkuar, pasi mendojnë se autorëve nuk i është hapur bagazhi ki më pas u gjetën disa shishe me benzinë.