Atentati ndaj prokurorit/ Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për liri të Rrajës

Atentati ndaj prokurorit/ Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për liri të Rrajës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Redjan Rrajën i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj më 1 Nëntorit të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.

Rraja kërkonte nga gjykata e Lartë që të deklarohej i paligjshëm arrestimi me argumentin se ndalimi është kryer vetëm me iniciativën e prokurorisë. Kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga ana e gjyqtarit Ilir Panda që mori në shqyrtim rekursin e 34 vjeçarit.

Vetë Rraja nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë në atë atentat por provat e siguruara nga ana e prokurorisë në makinën e braktisur në Shkafanë të Ishmit kanë faktuar përfshirjen e 34 vjeçarit në ngjarje.

Rraja ishte personi i parë i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji i cili mbeti i plagosur së bashku me mikun e tij Aleksandër Laho. Për ngjarjen u arrestua dhe Ariol Halilaj i cili dyshohet se përkrahu Rrajën në krimin e kryer dhe u fiksua nga kamerat e sigurisë në momentin që atentatorët braktisën makinën në Shkafanë të Ishmit.

Pak javë më parë ishte deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri riktheu këtë ngjarje në parlament ku publikoi një video ku shfaqej Rraja së bashku me një person tjetër duke u larguar në këmbë pasi kishin braktisur makinën Mercedes Benz.

Vendimi i gjykates se Apelit per Krime te Renda

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 21/07/2020 08:51

    KY PROKUROR NE VEND QE TE ISHTE PRAPA HEKURAVE ME TE GJITHE ATO QE KABERE,VAZHDON TE PUNOJE ME BIZNESET E TIJA NE DURRES E SHENGJIN PA ASNJE FRIKE

    Përgjigju
  • Liku: 20/07/2020 20:19

    Ore po hetimi se cfare donte prokurori me keta njerez ne makine. Po dosjet e hetimeve ne makinen e tij. Cfare behet me kete hetim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja