Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më riktheni telefonin

Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më riktheni telefonin

TIRANE-Modelja Kejvina Kthjella kërkon nga gjykata rikthimin e telefonit që iu sekuestrua nga prokuroria në kuadër të hetimeve që u po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.  Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ankimi është depozituar më datë 13 nëntor nga avokati Besnik Cerekja, që mbron edhe Redjan Rrajën. Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda.

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje. Kejvina Kthellës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit.

Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njohur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Nga atentati humbi jetën disa ditë pasi u plagos Andi Maloku, që ishte shoferi i prokurorit, ndërsa Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi i njohur si i forti i Sukthit mbetën të plagosur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rocco: 18/11/2019 14:26

    Epo metci ai lloj turini si maske filmash horror duhet tjesh ngjendje shume te rendume ekonomike dhe psiqike bre.

    Përgjigju
  • Beni: 18/11/2019 13:17

    Normale qe Kejvina Kthjella eshte pjes e dickaje ne atentatin e prokurorit,mendoj se ajo eshte ne dieni te veprave te Redjan Rraja,jam shume i sigurt se ka degjuar dhe emra qe ai ka permendur gjat lidhjes me njeri tjetrin.Duhet te ket dhe prova ne celularin e saj qe implikohet ne vepra te kundraligjshme.Prokuroria duhet ta coj der ne fund hetimin me Kejvina Kthjella sepse brenda kashtes duke kerkuar gjilperen do ta gjejne.

    Përgjigju
  • Bashkim: 18/11/2019 12:19

    Si ja ktheni ose nuk ja ktheni celularin, si ja bllokoni ose ja zhbllokoni kjo femer gjithe jeten do te mbetet skllave seksi e banditeve, trafikanteve ose ndonje ordineri tjeter. Keshtu e ka konceptuar dhe e jeton jeten e saj te mjere. Droge, alkool, sherre dhe orgji. Ne fund fare do bej ndonje femije si shoqet e kategorise se saj dhe kjo llok rrace do te shtohet. Hetoni burimet financiare dhe shpenzimet e ketyre lodrave seksi dhe nepermjet tyre shkoni tek finsjcuesit kriminele qe ksne nga pas. Nuk duhet te beje lajm Kejvinat, Oriolat, Ttejset etj etj. Lerjani ndonhe portali ordiner te merret me keto.

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 18/11/2019 12:08

    Prokurori do cmendet kur ta shohe te xhveshur. .

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/11/2019 10:45

    Telefoni ka video te cmenduara te bera ne efektin e drogerave.

    Përgjigju
    • Sefer Hajdini: 18/11/2019 12:12

      Sa kurioze qe jeni o shqiptare...pu pu ça popull kot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS