Vijon në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) gjyqi për atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit kundër ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në automjet ishte i shoqëruar me ‘Rrumin e Shijakut’ dhe shofer Andi Maloku, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje. Të pandehur në gjyq për këtë çështje janë Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, ndërsa Redjan Rraja është dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje.
Në gjykatë ka dëshmuar dhe Beqir Broja një pajtues gjaqesh, i cili ka negociuar pajtimin gjaqeve mes familjes Rraja dhe Maloku. Asllan Rraja, babai i Redjan Rrajës, ka telefonuar Beqir Brojan për t’i kërkuar babait të viktimës, Genci Malokut të mos marrë hak, të paktën deri kur të vendosë drejtësia.
Beqir Broja tregon se i ka shkruar për herë të parë Genci Malokut në shtëpi dhe ky i fundit sipas zakonit, i ka thënë se kanë afat 3 muaj. Asllan Rraja ka kërkuar dhe 3 muaj të tjerë pasi pas ngjarjes, nuk ka arritur të marrë kontakt me djalin e tij.
“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë Kryetari i Këshillit të Komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për te birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjëlloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja.
Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, tha Beqir Boja (pajtuesi i gjaqeve).
Pas tij në gjykatë ka dëshmuar vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça, i cili ka thënë se në atë kohë, (kur ka ndodhur atentati) nuk kanë pasur asnjë konflikt me palën tjetër. Ai shton se nuk ka njohje me të pandehurit.
“Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid”, tha Muça.
Sakaq, në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pas nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht. Dëshmia e tij sipas SPAK, do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe. Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja etj për të vendosur tritolin.

Në GJKKO, vëlla i ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça thotë se në Durrës përflitet se Plaurent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Vullnet Muça: Edhe zotëria atje, ( për Plarentin) di që ne jemi gabimisht këtu. Ka ndodhur një ngatërresë pa lidhje, ne kemi ra viktimë, ai ka ra viktimë. As kemi lidhje, as dimë gjë thjeshtë i njohim si qytetarë Durrësi kaq. Nga gojëdhënat qe qarkullojnë në Durrës, thonë që Plarent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi këtë punë.
Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj ka folur për një atentat që i kanë bërë disa kohë para ngjarjes së 1 nëntorit, ndërsa është shprehur se ai ka qenë me fat dhe se ka ndihmuar zoit, pasi në pjesën e pasme të automjetit me të cilin ai udhëtonte, ishte dhe djali i tij. Për Andi Malokun, ai thotë se ishte i pafat pasi nuk e ndihmoi zoti.
Plaurent Dervishaj: Nuk po arrij të kuptoj sensin e këtij procesi gjyqësor. Ccfarë po kërkoni, të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen? Të gjendet kush është shkaku i gjithë kësaj historie, është Arjan Ndoj, Andi Maloku apo Aleksandër Laho? Unë e quaj fat që ne kemi qenë në atë makinë kemi shpëtuar gjallë. Sepse unë kam pasur djalin mbrapa. Përpara plumbit te gjitha kokat janë njësoj, nuk kursen asnjërin. Mua më ndihmoi Zoti, ndërsa Andi Maloku vdiq se nuk e ndihmoi Zoti. S’po kërkoj mëshirë unë këtu, por drejtësi. Mos bëni teatër këtu.

Ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO Vullnet Muça, vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’, i njohur dhe si Aleksandër Laho.
Vullnet Muça, ka treguar se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, e mori vesh nga lajmet në televizion ndërsa shton se në atë kohë nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd. Ai shprehet se nga plagosja e saj kohe, Aleksandër Laho sot është thuasje invalid.
Muça thotë se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale që përmenden në gjykatë.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas.
Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.
Ndër të tjera, Vullet Muça mohon të jetë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për çështje pronësie në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në këtë dosje hetimore është dokumentuar skema kriminale e Rrumit të Shijakut me bandat e Durrësit e të Shijakut, i cili jepte prona në këmbim të ememinimit të kundërshtarëve.
Pyetje nga avokatët:
Vullnet Muça: Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh.
Komente











