Të ardhura nga krimi, konfiskohen 1 mln € pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës
Pasuritë e Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, janë konfiskuar përfundimisht duke i kaluar në pronësi shtetit pas vendimit të Apelit të GJKKO. Bëhet fjalë për pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion Euro.
TIRANË - Pasuri me vlerë 1 milion euro në pronësi të Redjan Rrajës, gruas së tij Marsela Çiço dhe modeles Kejvina Kthjella janë konfiskuar nga seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
5 njësi biznesi, 2 në emër të Rrajas dhe 3 në emër të gruas të tij, 2 makina luksoze, njëra prej të cilave ky audi që prej kohësh përdoret nga Policia e Shtetit dhe që i përkiste Kejvina Kthellës, tashmë janë pasuri e shtetit.
Konfiskimi i këtyre pasurive është vendosur më 23 tetor nga Apeli i GJKKO, pasi kërkesës së SPAK që pas një hetimi pasuror ndaj Redjan Rrajës konkludoi se këto pasuri janë blerë me para që vinin nga veprimtari kriminale.
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.
Për këtë çështje është dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilaj, ndërsa në GJKKO po gjykohen edhe 9 persona si anëtarë të grupit që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, mes të cilëve porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, edhe Audi i modeles Kejvina Kthella! Në përdorim nga Policia Rrugore
Policia konfiskoi sot në bazë të urdhrit të gjykatës së posaçme disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe modeles Kejvina Kthellës me vlerë 1 milion euro.
Një ndër këto pasuri është edhe Audi i Kejvina Kthellës, i cili në fakt është konfiskuar më 5 nëntor 2019, por që u vulos me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, më 23 tetor të këtij viti.
Ky automjet i është kaluar shtetit, si shumë makina të tjera luksoze dhe siç duket në foto është në përdorim nga policia rrugore.
Minimumi qe mund te bejne televizionet eshte te mos nxjerrin ne ekrane keto lloj zonjushash qe promovojne/pervetesojne lekun e krimit, bashke me.perdonazhe tik toku. Kane harru televizionet se kane mision publik, jo klikimesh. Eshte bere sfide te rrisesh femije ne Shqiperi
Përgjigju
timi: 11/12/2024 12:08
Normalisht keto prona eshte e veshtire t'i shiten dikujt kur merr parasysh gangsterret qe sillen rrugeve. Ndersa makina e bizhuteri dhe leke ne banke, mund t'i kthehen si shperblim pensionisteve qe marrin nen 150€ ne muaj.
Përgjigju
Popo: 11/12/2024 13:40
Pse po do mi shite? Do ti kthehen se shpejti sikur te tjerëve.
Beni: 11/12/2024 11:56
Marsela Çiço motra te ndjerit Çiço qe u vra te lokali De Niro
Ne tavoline me gazetarin Spartak Koka.. qe distancohet nga krimi gjoja! Kto jane monstra all..
Përgjigju
Beni2: 11/12/2024 15:11
Ky vend ka marre fund,do 100 vjet me ardh ne vije
toma: 11/12/2024 13:54
Spartak Koka, gazetari tek Fevziu? Po pse s'thua qe Fevzua paska mbledhur nje kope te korruptuarish. Breçani, A hoxha tollumbaci nga Skrapari, dhe tani na doli Koka qe na ben te zgjuarin me hetimet e tij personale.
Yp xhixhi: 11/12/2024 11:35
Ta lumsha o SPAK . Bjeri ne kok ketyre e merju dhe rrobat e trupit e mos harro politiqenet
Përgjigju
Bravo: 11/12/2024 13:31
Si me më marrë mua 1 mije lekë por te vjetra. Aq i bëjnë ne ditë ato o xhixhi pa yp.
Sondazhi i ditës: 10 Dhjetor, 10:15
Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?
Veliajt
63.3%
Berishës
24.5%
Nuk e di
12.3%
Vota total: 4522
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 10 Dhjetor, 10:15
Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?
Minimumi qe mund te bejne televizionet eshte te mos nxjerrin ne ekrane keto lloj zonjushash qe promovojne/pervetesojne lekun e krimit, bashke me.perdonazhe tik toku. Kane harru televizionet se kane mision publik, jo klikimesh. Eshte bere sfide te rrisesh femije ne Shqiperi
PërgjigjuNormalisht keto prona eshte e veshtire t'i shiten dikujt kur merr parasysh gangsterret qe sillen rrugeve. Ndersa makina e bizhuteri dhe leke ne banke, mund t'i kthehen si shperblim pensionisteve qe marrin nen 150€ ne muaj.
PërgjigjuPse po do mi shite? Do ti kthehen se shpejti sikur te tjerëve.
Marsela Çiço motra te ndjerit Çiço qe u vra te lokali De Niro Ne tavoline me gazetarin Spartak Koka.. qe distancohet nga krimi gjoja! Kto jane monstra all..
PërgjigjuKy vend ka marre fund,do 100 vjet me ardh ne vije
Spartak Koka, gazetari tek Fevziu? Po pse s'thua qe Fevzua paska mbledhur nje kope te korruptuarish. Breçani, A hoxha tollumbaci nga Skrapari, dhe tani na doli Koka qe na ben te zgjuarin me hetimet e tij personale.
Ta lumsha o SPAK . Bjeri ne kok ketyre e merju dhe rrobat e trupit e mos harro politiqenet
PërgjigjuSi me më marrë mua 1 mije lekë por te vjetra. Aq i bëjnë ne ditë ato o xhixhi pa yp.